Nga: Zija Çela
Askënd më shumë nuk kam dashur. Dhe më shumë askënd nuk dua. Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur, sa dhembja jote për mua.
Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë, çfarë kishe m’i fale edhe ti. Kujtoj si u bëmë dy bashkë, harroj si ikëm një nga një.
Harroj se nuk dua ta vuaj këtë peng që po më shkallon:Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë dhe tek ti më vjen të rend.
Stuhi, stuhi… Ja Vdekje, ja Dashuri!
Shkreptin, shkreptin. E sheh si dridhet drita? Është shpirti që i thërret shpirtit. Zogjtë që bashkë fluturojnë në vjeshtë, shkojnë drejt rrufesë së dimrit…
(Nga libri “Thika pa gjak”)
ObserverKult
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA: S’E DI Ç’ËSHTË KJO SHOQËRI, POR NGJAN E MBUSHUR GJITHË MARRËZI…
E ndiej si në shkallët e hierarkive politike dhe në hambarët e shoqërisë civile gjëmon kori servil. Po shihet qartë si njerëzorja nuk ka më vlerë, kur baltë bëhet dinjiteti dhe nderi qenërisht hidhet n’erë.
Pse mbyllim sytë? S’e di pse mbyllim sytë, mos presim balta me na mbytë?!
Ç’është kjo shoqëri?! S’e di ç’është kjo shoqëri, por ngjan e mbushur gjithë marrëzi. Korja jashtë – luks i ri, në brendësi – plot varfëri, hendeku ndarës – pafundësi, heshtja – kavernë në mushkëri…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU