11 prilli shënon ditën kur ka ndërruar jetë diktatori Enver Hoxha, një ndër më të egrit në Evropë. Sivjet ai i bëri 38 vjet që kur u nda nga jeta.
Vdekja e tij u shoqërua me një histeri kolektive, siç e tregojnë edhe këto foto./ javanews.al /ObserverKult
Lexo edhe:
ENVER HOXHA DISA HERË TENTOI TA NDËRRONTE HIMNIN, KJO ISHTE ARSYEJA
Enver Hoxha, qysh nga dita e ardhjes në pushtet, nuk ka reshtur përpjekjet për ta ndryshuar himnin kombëtar. Por nuk ia doli asnjëherë.
Ende pa u familjarizuar mirë me zyrën e kryeministrit dhe të kreut të vendit, në dhjetor të vitit 1945, Enver Hoxha urdhëronte formimin e një komisioni zyrtar për krijimin e një himni të ri kombëtar.
Në kushtet e reja, na duhet një tjetër himn për Shqipërinë e re. Një që do t’i këndohet partisë, socializmit, atdheut, revolucionit, Moskës e Stalinit. Kështu porosiste kreu i regjimit. Një himn pak a shumë si ai i Internacionales(!) Sprova e parë rezultoi e pasuksesshme.
Si vargjet e Skënder Luarasit dhe muzika e Kristo Konos, pavarësisht “Ok”-it të komisionit zyrtar, s’mundën ta kalojnë klasën për të zyrtarizuar zëvendësimin e himnit kombëtar.
Hoxha nuk do të mjaftohej me kaq. Në vitin 1954, me një tjetër urdhër të tij u ngrit një tjetër komision për të shpallur konkursin e radhës për tekstin dhe muzikën e himnit të republikës.
Këtë radhë, komisioni i ishte besuar për t’ia drejtuar bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtoreshë e Agjitropit të Partisë dhe Liri Belishovës, sekretare e Komitetit Qendror të Partisë.
Ndodhi që edhe këtë herë, produkti i përzgjedhur ishte i pamjaftueshëm për të realizuar qëllimin. As vargjet e Andrea Varfit dhe as poezia me autorë treshen Llazar Siliqi-Fatmir Gjata-Vandush Vinçani (poezi me tre autorë(!), nuk tejkalonin ligjërimin e Asdrenit. Që këtej, Enver Hoxha e provoi sërish në fillimin e viteve ‘70.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult