Romani më i ri i shkrimtares Mimoza Mustafai – Jonuzi, “Heshtja vret”, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Syth”.
Autorja Mimoza Mustafai – Jonuzi thotë se romani “Heshtja vret” – flet për një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare, jeta e së cilës do të ndryshojë krejt papritur.
“E shkuara ndërlidhet me të ardhmen, ndërsa e tashmja është tepër sfiduese. Një rrëfim rrëqethës mbi jetën, dashurin dhe dhunën ndaj gruas si qenia më e brishtë që frymon në planetin Tokë. Jeta e zonjës V, krejt papritur rrënohet, mbetet në një udhëkryq midis dashurisë për jetën dhe thashethemeve që të tjerët do të adresonin ndaj saj, në një kohë kur tema e divorcit ishte tabu. Në plan të parë vendoset lufta kundër dhunës së gruas. Thirrja për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e saj shndërrohet në një himn gjatë gjithë romanit. Një roman që do t’ju mbaj të mbërthyer pas vetit deri në përfundim”, shprehet autorja.
Përveç këtij romani, autorja ka botuar edhe një libër me poezi dhe prozë me titullin “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë…”. Ajo aktualisht është profesore e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndërsa ka punuar edhe si gazetare.
ObserverKult