Punë e kryer: Rikthehet “Njerëz dhe fate”, do ketë 10 seri të reja

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme.

Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai. Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, në vitet 2002-2003, dhe pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlerë edhe sot të shikohet.

Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës./televizioni-24


Lexo edhe:

“PËRGATITJET VAZHDOJNË”: ARBEN DERHEMI “KONFIRMON” RIKTHIMIN E “NJERËZ DHE FATE”

Pak javë pasi publikoi një fotografi me Robert Ndrenikën nëpërmjet së cilës shtoi dyshimet se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet.

Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim, duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlerë edhe sot të shikohet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult