Gërmime në Parkun Arkeologjik të Amantias: Sa shumë fshihet pas asaj çka shohim…

Në kuadër të projektit “Parku Arkeologjik Amantia” i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, DRTK Vlorë ka realizuar gërmimin arkeologjik dhe restaurimin e pjesshëm i një godine antike të shek. III p.Kr.

Godina ndodhet përballë stadiumit antik, në vendin e quajtur “Bregu i Pazarit”, ku mendohet të ketë një kompleks godinash publike ende të pagërmuara dhe studiuara.

Nga gërmimi arkeologjik dolën elemente të panjohura të ndërtesës, si dyshemeja e ruajtur në gjendje të mirë dhe muratura anësore, transmeton ‘konica.al’.

Gjithashtu, u realizua plotësimi i radhës së parë të muraturës anësore të godinës me anë të anastilozës.

Duke qenë se, godina ndodhet në një zonë të pasur me struktura arkitektonike funksioni i saj do të sqarohet gjatë hulumtimeve të mëtejshme të gjithë kompleksit ndërtimor.

Projekti ka si qëllim evidentimin dhe restaurimin e strukturave arkitektonike, duke pasuruar itinerarin e Parkut Arkeologjik të Amanatias me monumente të vizitueshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

PARKU ARKEOLOGJIK ULPIANA, NJË THESAR ANTIK AFËR PRISHTINËS (VIDEO)

Në vazhdim mund të ndiqni video-reportazhin kushtuar Ulpianës, njërës nga qendrat më të mëdha antike urbane në Republikën e Kosovës.

Videon mund ta ndiqni KËTU:

ObserverKult