Nga Ilir Demalia
Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare qoftë me bizantinët, qoftë me turqit.
Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po që se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm (Albania 2, 1907) – Faik Konica!
Sot shqiptarët pas 115 vjetësh janë edhe më rëndë. Ushqimi kryesor: filmat turq, Big Brother, Përputhu dhe një tallava orientale turko-aziatike kulturore, sociale, politike e një rrumpallohonejë shoqërore.
Shqiptarët nuk e nisën këtë çmontim të kësaj mendësie para 115 vjetësh. Sot e kanë çimentuar dhe më fort dhe më thellë si mendësi, kulturë, dhe mënyrë të jetuari turkomaninë dhe orientalizmin provincial të të menduarit, jetuarit, sundimit politik feudal dhe shërbëtorisë RAHJA si popull.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTAN FUGA: BIG BROTHER ËSHTË NJË ÇELËS KOPIL PËR TË KUPTUAR SHOQËRINË
Shumë e komentojnë Big Brotherin në tv. Unë për vete nuk e shoh sepse e njoh mirë modelin dhe formatin e tij në planin filozofiko-sociologjiko-psikologjik. Këta muaj më shumë shoh Al Pazar, kënaqem, por edhe e studioj!
Ca e shajnë Big Brotherin, ca e lëvdojnë, ca protestojnë, ca rrinë me ethe te ekrani, ca e promovojnë! Të gjitha bashkë pa dallim i japin edhe më shumë energji!
Veç kur shajnë popullin se është budalla, i molepsur, dele meqë pasionohet pas atij emisioni, kur nxehen me protestuesit që artificialisht vijnë te Big Brotheri, , etj., këtë nuk e pranoj!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult