Zgjim Hyseni për Big Brother: Të mirat publike i kemi privatizuar, intimitetet po i hapim për botën

zgjim hyseni

Nga Zgjim Hyseni

Nuk duhet veç persiatje teorike për me kuptu hiçin si ekzistencë mohuese. Shikojeni Big Brother. Shterpësia në hiper-realitet, po bën spektakël. Pse me prodhu drama?! Pse me ba filma?!

Ma e lehta është me thanë se kjo është pasqyra e shoqërisë. Bash pasqyra është sherri. Në psikanalizë faza e pasqyrës është momenti i parë i subjektit.

Kjo pikërisht sepse foshnja e gjen veten si trup unik dhe të veçuar nga bota: momenti ky jam unë. Kjo është edhe mundësia për një raport, për tjetrin.

Në sociologji të kulturës, shoqëria si pasqyrë e vetes është mungesë raporti. Është për humbje dhe pamundësi reflektimi.

Big Brother është i tejdukshëm, s’ka dikotomi brenda-jashtë, as formë-përmbajtje. Mosmarrëveshja në gjuhë prodhon heterogjenitet, prandaj është kusht për artikulim të dinamikave shoqërore dhe mundësi reflektimi.

Mos t’habitemi, grindje ka, por veç deri te loja e kërkim-faljes, ose dënimi i vëlla budallës. S’ka rëndësi në cilën anë të ekranit je, televizori nuk projekton, është pasqyra jote.

Big Brother është e kundërta e emrit. Subjekti i tij nuk është ai i totalitarizmit që kujdeset për sjelljet sepse e din se po mbikëqyret.

Porosia është bashkohore: gjithçka lejohet. Korniza është eksploatimi i ndjeshmërive. Lejueshmëri pa skaj – jouissance.

Gjithçka: qaj, qesh, puth, rrej, inatosu, rrehu. Big Brother t’i nxjerr me dana teket, dobësitë, maniret. Por, ideologjia qëndron te besimi se kështu po e sfidon konservatorizmin, se diçka e tillë po t’çliron.

Si shoqëri të gjitha të mirat publike i kemi privatizuar, ama intimitetet dhe gjërat që duhet me mbet personale po i hapim për botën.

Janë televizione private, – po thonë, ata s’kanë detyra edukimi. Me qenë të sinqertë, e kishin thanë në formë pohuese dhe imperative këtë gjë: veç paret kanë rëndësi!

ObserverKult


Lexo edhe:

BIG BROTHER NUK ËSHTË I VETMI QË PO TË VËZHGON: JU RROFTË KARRIERA ÇUNA DHE GOCA!

Ti mund të jesh ose jo shikues i Big Brother!

Nga Kozeta Kurti

Por ti gënjen kur thua se e refuzon në atë farë feje këtë format, sa nuk ke dëgjuar kurrë të flitet për të. Këtu gënjen!

Dhe bën mirë jo vetëm të mos gënjesh, por të intensifikosh vëmendjen tënde ndaj këtij formati, që tashmë ka tejkaluar çdo aspekt “limonadë” loje, fame, popullariteti, rritje “K”, mijëra euro etj etj dhe është bërë i rrezikshëm!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult