Latifi: Kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot

blerim latifi analfabetët

Profesori universitar Blerim Latifi, kohë më parë, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me televizionet të cilit siç tha ai po ftojnë në studiot e tyre lloj-lloj personazhe.

Më tej Latifi ka thënë se kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot.

Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Në Kosovë e Shqipni shkollat pa mësues fizike, ndërsa studiot televizive të mbushura me budallenj që e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit përmes broçkullave konspirative e antisemite.

Kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot.

ObserverKult


blerim latifi

Lexo edhe:

BLERIM LATIFI: HISTORIA E NJË GRYKE

Lugina që shihni në fotografi shënjon kufirin që ndan rajonin e Drenicës nga ai i Mitrovicës. Nëpër të kalon rruga që shpie nga Mitrovica në drejtim të Pejës. Është një luginë e vogël, që në pranverë të mahnit me panoramën e bukur, ndërsa dimrit të shkakton një ndjenjë të vogël mërzitjeje, me pamjen e zymtë të malit të zhveshur.

Nga Blerim Latifi

Territori i saj i përket Prekazit. Sot lugina dhe mali anash saj duken të qeta e të heshtura, por e kaluara e tyre është e mbushur me histori të përgjakshme. Kjo histori qëndron e ruajtur në vetë emrat e tyre. Mali quhet Klisyra.

Prej nga vjen ky emër? Cila është domethënia e tij?

Qysh herët ky emër më kishte intriguar dhe më vonë e pata kuptuar se bëhet fjalë për një emër me origjinë greke.
Dikush mund të pyes me habi: Ç’kërkon një emër grek në toponiminë e Drenicës?
Nuk ka asnjë mister këtu. Ky emër ka mbetur që nga koha e Perandorisë Bizantine, gjuha administrative e së cilës ishte greqishtja. Dhe emri “Klisyrë” në greqisht do të thotë grykë, vend i ngushtë kalimi. Një emër ky që saktësisht e përkufizon gjeografinë e vendit për të cilin po flasim. Klisyra është gryka përmes së cilës hyhet në Drenicë, nga drejtimi i Mitrovicës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU