U njohën kur shkrimtari ishte student në Moskë, rrëfimi i Helenës për dashurinë me Ismailin

Helena ka treguar se është “njohur” si fillim me Kadarenë, në pikat ku shpërndaheshin gazetat.

“Ka qenë te gazeta ‘Zëri i Rinisë’, kur kam botuar një tregim dhe Ismaili ishte në Moskë student. Atje vinin gazetat e Shqipërisë, te një hotel Moska siç më ka thënë. Një herë në javë vinin me Dhimitër Xhuvanin merrnin gazetat e Shqipërisë edhe atje pati parë këtë tregimin. Pas kësaj më bën një letër, sepse më njihte nga Dhimitër Xhuvani.

I thoshte është aq romantike sa ti po ti shkruash dy fjalë do të përgjigjet menjëherë.

Dhe kështu ndodhi shkruajti dy rreshta që ‘tregimi yt më pëlqeu shumë, shkruaj dhe mos u trembi, Ismail Kadare.

Dhe unë sigurisht iu përgjigja. Ai tre rreshta unë katër faqe. Ai ka marrë një çmim Republike atë kohë dhe gjithë banka ime u mbush me fotografitë e tij që m’i dërgonin shokët e shoqet e klasës. Kjo sepse e dinin se sa shumë e apasionuar isha unë pas poezive të tij”.

E pyetur se pas sa kohësh u takuan, Helena zbuloi:

“Pas një viti apo disa muajsh. E takoj në rrugë me kushëririn tim Nasho Jorgaqi. Dhe më dha numrin e telefonit. Atij kushëririt tim nuk i pëlqeu kjo gjë, sepse më ftoi ‘do vish tha’ se unë kam shumë xhirime filmash të vjetër në Moskë. Hajde në shtëpinë time t’i shikojmë bashkë. Dhe kjo gjë nuk i pëlqeu kushëririt.

Ne nuk kishim as telefona në atë kohë, mbaj mend që më dha numrin dhe vetëm drejtoresha e konviktit kishte telefon.

Atëherë të gjitha shoqet e mija, ruanin drejtoreshën, e mbanin me muhabet jashtë që unë hyra në drejtori dhe i formova numrin. Më duhet të mirrja vesh ku duhet të shkoja. Kisha jashtëzakonisht emocione”.

Më tej, ajo ka deklaruar se Ismaili ka ndikuar shumë edhe në stilin e saj në të shkruar, pasi është bërë më e rezervuar, ndryshe nga fillimet kur ka qene më naive.

“Stili im nuk ka ndryshuar, unë u tregova më e kujdesshme. Pa prezencën e Ismailit mund të kisha shkruar shumë më tepër. Njohja dhe afrimi me të, më bëri që të isha më e rezervuar nga tmerri se mos nuk i pëlqeja atij.

Sepse në atë kohë isha shumë naive në shkrimet e mija, që ato quhen naivitet dhe sinqeritet. Nga tmerri mos gjykohesha keq në sytë e tij, u bëra më e përmbajtur. Jo gjë që shkruaja e botoja apo ja tregoja atij.

Se ai një lëvizje të fytyrës të bënte, unë e zhdukja në moment. Nuk dilte ajo gjë. E vetmja vlerë për mua ishte shikimi i tij mbi atë që unë bëja”, tha, kohë më parë, Helena.

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇKA NDODHI NË ’98-ËN, RRËFIMI I HELENA KADARESË PËR ‘SEKRETET’ PAS FOTOVE TË ROLAND TASHOS

Nga Ismail Kadare tek Ben Blushi, Roland Tasho rrëfen si e firmosën 43 shkrimtarë karrigen e tij të shtëpisë, sot me vlerë muzeale.

Helena Kadare në ekspozitë, rrëfen shkrepjen dhe lidhjen e familjes me fotografinë. Mimoza Ahmeti e Ylljet Aliccka, rrëfejnë si u realizuan portretet.

Në vizionin e tij, nuk e shihte si karrige për shkrimtarin, por si karrigen e shkrimtarit, disa prej atyre që kanë shënuar gjurmë në letërsinë shqipe.

Si simbol i kësaj shenje Roland Tasho, mendon plot një çerek shekulli më parë, t’i ftojë disa prej autorëve më në zë të firmosin në një karrige të vjetër prej druri, që prej vitesh plotësonte tryezën e familjes së tij…

Vetëtimthi e merr këtë objekt familjar, e në krye të ’98-ës idetë i qartësohen, ajo që dukej një kapriço e çastit, në të ardhmen do të kishte tjetër vlerë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult