Skandali në Maqedoninë e Veriut: Hiqet pllaka antike me mbishkrimin “DARDANUS”, aty po ndërtohet një pallat

Një krim ndaj historisë dhe arkeologjisë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ku raportohet se autoritetet po ndërhyjnë barbarisht mbi disa rrënoja antike duke i hapur rrugën ndërtimit të pallateve moderne.

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Feri Arifi është ai që ka ngritur alarmin se Shkupi i vjetër po gjurmohet e shkatërrohet.

“Shkupi i vjetër po shkatërrohet nga sllavët e po gjurmohet dhe artefaktet po thyhen”, shkruan në Facebook Arifi.

Sipas tij shqiptarët e kanë problemin mes tyre ndërsa askush nuk po reagon mbi këtë çështje.

“Shkupi i vjetër po shkatërrohet nga sllavët e po gjurmohet, ndërsa artefaktet po thyhen. Shqiptarët po grinden në mes vete, me kë me shku.

Askujt për artefakte si dëshmi që po shkruajnë me shkronja Dardania nuk po i han palla, shqip e shkurt. Përmes fotove të marrura nga Nexhat Dardhishta, duket qartë se historia Dardane po mbetet “rrugëve” ka përfundur Arifi.

Historiani Muzafer Bislimi, nga ana tjetër, thotë se ka ligj që edhe nëse gjenden artefakte në provat private, duke qenë se ato dëshmojnë historinë e një populli atëherë ndërtimet ndërpriten.

Pikërisht në këtë zonë, është gjetur një pllakë antike, me mbishkrimin “Dardanus” ndër të tjera.

“Si në të gjithë botën ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut ka ligj i cili thotë se pa marrë parasysh investitori nëse është tokë e tij apo jo edhe në pronën private edhe nëse gjenden artifakte që janë të rëndësishme për kulturën dhe historinë e popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë ndërtimi menjëherë ndërpritet. Pastaj lajmërohet Agjensia e Trashëgimisë Kulturore i cili është organ i thirrur”, ka thënë Bislimi.

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Arian Asllanaj, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së djeshme dhe ka premtuar se pllakën me mbishkrimin “Dardania” do ta dërgojë në muzeun arkeologjik të Shkupit.

Ai së bashku me ambasadorin kosovar kanë vizituar këtë vend gjatë ditës së sotme dhe kanë marrë pllakën me mbishkrimin “DARDANUS” . Atë e kanë dërguar në nekropolin e qytetit të Shkupit./gazetaexpress

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME ARKEOLOGJIKE TË VITIT 2022

Viti 2022 ishte një vit zbulimesh të mëdha arkeologjike. Disa, si p.sh. zbulimi në Egjipt i piramidës së një mbretëreshe të panjohur deri më tani, rishkruan një pjesë të historisë; të tjera, si identifikimi i rrënojave të Endurance midis akujve të Antarktidës, i dhanë fund një kërkimi shekullor. “Focus” ka përzgjedhur gjetjet më të rëndësishme të vitit.

EGJIPT, TEMPULLI I ZEUSIT

Prillin e kaluar në vendin arkeologjik të Tel al-Farma, ku dikur qëndronte Pelusiumi i lashtë, u gjetën mbetjet e një tempulli antik kushtuar Zeusit. Gërmimet filluan nga dy kolona graniti Asëan, të vendosura në hyrje, të cilat u shembën pas një tërmeti të lashtë.

Pse është e rëndësishme?

Kërkimi për këtë tempull kishte filluar më shumë se njëqind vjet më parë. Tani kemi prova të faktit se në kohët e lashta u bashkuan besime të ndryshme fetare dhe se kulti i perëndisë greke Zeus ishte kombinuar me atë të hyjnive të tjera rajonale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult