Komisioni i Përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kulturore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizoi promovimin e botimit (partiturë) “Antologji e kompozitorëve kosovarë” (në vitet 2000-2020).
Akademia e Shkencave ka pasur gjithnjë në vëmendje trashëgiminë kulturore, materiale dhe shpirtërore të popullit.
Kjo është dëshmuar nga vetë anëtarësia e Akademisë, në përbërjen e së cilës ka pasur gjithnjë figura të shquara të artit e kulturës.
“Një ngjarje të gëzueshme” e cilësoi, prof. dr. Zana Shuteriqi, botimin e ri të antologjisë së kompozitorëve kosovarë të cilët vijnë me 25 partitura të gjinive e stileve të ndryshme, të botuara në një format mjaft voluminoz.
Shuteriqi, e cila moderoi veprimtarinë, u shpreh se, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, kjo periudhë e zhvillimit të artit muzikor është ende e pastudiuar.
“Këta kompozitorë të rinj janë përfaqësuesit e kohës dhe ne jemi të etur të dimë diçka më shumë. Në këtë epokë postmodernizmi, dëshmia që vjen nga botimi është një mozaik i tërë stilesh, idesh kompozicionale, teknikash, me qasje edhe me traditën”, tha ajo.
Shuteriqi në fjalën e hapjes, shtoi se disa nga këto partitura do të bëhen pjesë e studimeve të akademisë.
Në promovim ishte i pranishëm edhe akademiku Vasil Tole, profesori i kompozicionit, Stephane de Gerando si dhe përgatitësi dhe botuesi i librit, Liburn Jupolli./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
“RRËQEBULLI I ARGJENDTË”, GARË PËR KOMPOZITORËT E RINJ
Në edicionin e sivjetmë të DAM Festit do të mbahet edhe gara për kompozitorët e rinj “Rrëqebulli i argjendtë”.
“Finalistët i publikojmë më datën 1 gusht dhe pastaj prej 6 deri më 10 shtator e ftojmë edhe publikun me ardhë edhe me i dëgju veprat të cilat kanë me qenë premierë”. Kështu është shprehur drejtori artistik i këtij festivali, Dardan Noka.
“Absolutisht që do t’iu jepet hapësirë kompozitorëve të rinj. Ne kemi dëshirë me i stimulu kompozitorët e rinj me apliku, por nuk e kemi mbyllë as për kompozitorët e vjetër që dojnë me qenë pjesë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult