Ndërhyrje emergjente për ruajtjen e kullave në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës ka njoftuar se, në të gjithë vendin janë duke u kryer restaurime dhe ndërhyrje emergjente në asetet e trashëgimisë kulturore.

Së fundmi kanë përfunduar punimet në kullën e Zeqir Hakajt, në Orrobërd të Istogut.

Kjo kullë e ndërtuar në shekullin XIX ishte dëmtuar shumë gjatë luftës në Kosovë. Kulla e Zeqir Hakajt deri në vitin 1999 ishte përdorur si shtëpi banimi.

Ndërkohë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku njoftoi në rrjetet sociale se është shpëtuar edhe një tjetër shtëpi tradicionale e Prizrenit.

“Restaurimet tona anembanë vendit nuk kanë të ndalur. Transformimi në trashëgiminë kulturore është i dukshëm”, është shprehur ministri Çeku.

Shtëpia e familjes Lokvica, në Marash, ishte drejt shkatërrimit të plotë. Ndërhyrjet emergjente dhe restauruese ishin të domosdoshme.

Tashmë banesa e ndërtuar në shekullin XIX po funksionalizohet. Ndërtesa dykatëshe është prej guri dhe qerpiçi, të sistemit “bondruk”, me trarëza prej druri./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

RESTAUROHEN VEPRAT “QËNDRESA” DHE “KULLAT E QËNDRESËS” NË KOMPLEKSIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Me rastin e 18 majit, shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në bashkëpunim me Autostradën Biennale, ka ndërmarr iniciativën për restaurimin e dy veprave të artit (tapicerive) të autores Valbona Zherka, pjesë e ekspozitës së përhershme në sektorin e galerisë së arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Veprat e autores Valbona Zherka, “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” të punuara me teknikën thurje klasike e leshit, ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, andaj kanë pasur nevojë imediate për trajtim urgjent.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult