Sokrat Habilaj: Nuk dua të betohem sa e desha…

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

Nuk dua të betohem sa e desha dikë,
Se çdo kohë e desha si ditën e parë.
As të numëroj vitet ikur një nga një,
Sa t’ju bind se vazhdon zjarri i parë.

Nuk dua të flas për muaj, a për stinë,
Për net të bukura, a për ditë të trishta.
Për kohën kur i pashë asaj një thinjë,
Për sa kohë e desha, s’mbajta kronika.

Nuk shënova shifra, që të flisja për to,
Se ndoshta pa dashje harroja një detaj.
Të duash një grua nuk shfaqet “kohë”,
Por thjesht mungesa e përjetshme e saj.

*Titulli i origjinalit: “Mungesë kohe”

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: DASHURITË NUK VDESIN DUKE IKUR