Vrasja e Vilson Blloshmit, e bija e poetit martir rrëfen vuajtjet e mosnjohjes së të atit

Për herë të parë e bija e poetit Vilson Blloshmi pushkatuar në diktaturë rrëfehet në emisionin “Pas Mesnate”.

Enerjeta tregon të vërtetën e saj mbi arrestimin dhe arsyet e heshtjes së saj përgjatë ketyre viteve.

Vuajtjet e mosnjohjes së të atit dhe synimin e saj për ta bërë të pavdekshëm përmes vargjeve të tij do mund t’i ndiqni në video.

ObserverKult


Lexo edhe:

“KUR BOTA ISH NË GJUMË”, PËRKUJTOHEN VILSON BLLOSHMI DHE GENC LEKA

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me iniciativë të familjarëve, përkujtoi Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën të nderuar me titujt “Mësues i Popullit“, “Nderi i Kombit“, “Martir i demokracisë“.

Sot, në prag të festës së mësuesit, “poetët mësues” u përkujtuan përmes krijimtarisë së tyre letrare, të sjellë në librin “Kur bota ish në gjumë”, nga botuesi Bardhyl Musai.

Në çdo poezi shoqërohet me komente që e shtyjnë lexuesin të perceptojë poetikisht tekstin.

Gjatë aktivitetit u mbajtën fjalët e organizatorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, në praninë e familjarëve të poetëve, përfaqësuesve të shoqatave, të universiteteve të vendit dhe studentëve.

Po ashtu të praishëm ishin edhe studiues, kërkues shkencorë, nxënës të shkollave të mesme në vend.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult