Dhimbja e madhe e Dritëro Agollit, Ariani, djali që kishte me rusen Nina

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli udhëtoi drejt Moskës në vjeshtën e vitit 1952, duke vendosur që të jetonte në Shën Petersburg.

“Kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg.

Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”, tregonte në të gjallë të tij, poeti.

Gjatë jetës së tij në Rusi ai njohu edhe Ninën, rusen e bukur me të cilën ai pati një djalë.

Romanca e tyre u kurorëzua me martesë në moshën 25–vjeçare. Por regjimi dhe prishja e marrëdhënieve me Rusinë, e shkurorëzoi martesën e tyre.

Agolli u detyrua të kthehej në Shqipëri, duke lënë pas një djalë dhe dashurinë e tij të parë.

Moikom Zeqo: Dhimbja më e madhe e tij, djali me gruan ruse

Mirëpo, pas shumë vitesh Dritëroi u rikthye në Rusi për të takuar të birin e tij, fëmijën e parë dhe rusen e cila i mori zemrën. Por kësaj radhe ndryshe, si një vizitor përkrah gruas së jetës së tij Sadije Agollit.

Një ndër miqtë më të afërtë Dritëro Agollit, Moikom Zeqo kështu përshkruante udhëtimin:

“Në vitin 2004 kam bërë një udhëtim në Moskë dhe Shën Peterburg me Dritëroin, ku kemi takuar djalin e tij me gruan ruse, Arianin.

Takimi i tyre qe i dhimbshëm. I biri kishte pamjen e Dritëroit. E vuante shumë mallin për djalin që kishte. Ai u prek aq shumë kur e pa të birin, sa nuk ishte në gjendje të fliste për rreth gjysmë ore”, kujtonte Moikom Zeqo.

Zeqo theksoi se Ariani ishte dhimbja më e madhe e tij, e kishte peng.

E gjitha kjo u rrëfye edhe në filmin “Dritëroi ynë”, kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli që u shfaq me rastin e 85-vjetorit të lindjes, i ka kushtuar vëmendje edhe Arianit është me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës.

Ndërsa zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, konsulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo.

Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin. Mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin.

Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëroin në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tanimë familja e madhe.

ObserverKult


Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatë sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor :

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult