“Muri i Gjarprit” në Ukrainë, misteri 2000-vjeçar

Kodrat e gjelbra në territorin e gjerë të Ukrainës, nuk shihen shpesh, por brenda tyre fshihet një nga misteret ende të pazgjidhura të historisë.

Ky mister i shtrirë në një gjatësi prej një mijë milje, përshkon thuajse të gjithë territorin e Ukrainës, i ndërprerë në disa zonë, por edhe me një reliev të veçantë. Ky është “Muri i Gjarprit”.

Koha e ndërtimit të këtyre strukturave gjigante nuk është e përcaktuar ende në mënyrë të saktë edhe pse sipas ekspertëve, ato kanë nisur të ndërtohen nga shekulli i II para Krishtit, deri në shekullin e XII pas Krishtit.

Teoritë e ndërtimit janë të ndryshme. Disa pretendojnë se ato janë fortifikime romake të ndërtuara për të mbajtur larg fiset lindore.

Të tjerë pretendojnë se, ky mur ka qenë një fortifikim për të mbrojtur “Rusët e Kievit” nga agresioni i vendeve perëndimore.

E në ato raste kur nuk ka prova shkencore, hapësira për ndërtimin e teorive konspirative është e pafundme./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

“UKRAINAS! ZGJOHUNI”- AMBASADORI UKRAINAS HAP TETORIN E LIBRIT ME POEZINË E VITALIJ IVASHENKO: POPULLI IM MË NË FUND PO ZGJOHET

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka hapur Tetorin e Librit të organizuar nga Ministria e Kulturës. Shukrov lexoi disa rreshta nga “Ukrainas! Zgjohuni” të poetit ukrainas Vitalij Ivashenko.

“Populli im më në fund po zgjohet, kanë dashur ta përgjumin për 300 vjet. Gjithçka ka jetuar: uri, arrestime. Shkatërronin lulet e kulturës, jetë të tëra. Po ne sot po ringjallim gjuhën. Në mëndjen nga Tarasi “Amanetet”. Liria, dinjiteti prap po ushqehen, na mirëkupton pranon dhe bota vetë! Do t’kemi rregull tek kultura, në arsim. të na ngjallet shpirti,. kemi forcën dhe vullnet, kërkoni ndonjë popull tjetër në hapësirë, ku prinjësi i kombit është poet”, lexon ai mes rreshtash.

Ministria e Kulturës njofton se ky do jetë një muaj leximesh dhe me aktivitete kushtuar librit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult