ADN zbulon gjithçka: Beethoven nuk u helmua por vdiq nga kjo sëmundje…

Shkencëtarët nuk ndalojnë së kërkuari mbi prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit të madh të muzikës klasike, Beethoven.

Së fundit përmes ADN-së u zbulua se pianisti i jashtëzakonshëm nuk ka vdekur nga helmimi me plumb, por nga sëmundja e trashëguar e mëlçisë së bashku me alkoolin.

Beethoven nuk ka vdekur nga helmimi me plumb por nga sëmundjet gjenetike.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, nxori disa përfundime në lidhje me prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit më të madh gjerman të muzikës klasike, Ludvig van Bethoven.

Analiza gjenomike pa ADN-në e tetë fijeve të flokëve që i atribuohen kompozitorit legjendar. Shkencëtarët kanë zbuluar, se Beethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij.

”Këta faktorë, së bashku me pirjen e rregullt të alkoolit nga Beethoveni, paraqesin shpjegime të besueshme për vdekjen e tij në 1827”, thanë autorët e studimit. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin një shkak përfundimtar të humbjes së dëgjimit të tij.

Më herët studimet e flokëve kishin sugjeruar se Beethoveni mund të kishte vdekur nga helmimi me plumb.

Por, në këtë analizë më të fundit, kërkimet zbuluan se floku nuk i përkiste Beethovenit, por një gruaje me prejardhje hebreje.

”Besohet se gjyshja e Ludvig van Bethoven mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, që çoi në lindjen e babait të tij”, thotë Maarten Larmuseau, një bashkautor i studimit dhe një profesor i gjenealogjisë gjenetike në Universitetin belg të Leuvenit.

Ludwig van Beethoven lindi në Bon, Gjermani, në vitin 1770 dhe vdiq në moshën 56-vjeçare në Vjenë, në vitin 1827. Kompozitori dhe pianisti i jashtëzakonshëm pësoi humbje progresive të dëgjimit, deri kur në 1818 nuk dëgjoi më asgjë./shqiptarja.com

ObserverKult


faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË QË U GJET PAS VDEKJES SË BEETHOVEN: AH… KA MOMENTE KUR NDJEJ SE FJALËT S’JANË ASGJË

Pas vdekjes së kompozitorit të madh, Ludving van Beethoven, në sendet e tij u gjet edhe kjo letër dashurie. Ajo është shkruar për një grua të panjohur, të cilën Beethoven e quante “E pavdekshmja, e dashura ime”

6 korrik 1806

Engjëlli im, gjithçkaja ime, shpirti im!
Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe.

Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult