Sulmi me armë ndaj “Top Channel” nga i cili vdiq roja, reagon Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Arbana ka shprehur trishtimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka falënderuar publikun për mbështetjen.

Postimi i moderatores:

Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi. Nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndjej.

Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë.

Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit që sot humbën babain. Lutem që Zoti t’u japë forcë të përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve.

Bashkë do jemi më të fortë./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

E DHIMBSHME: NË DYERT E TOP-CHANNEL U VRA NJË BABA, VËLLA, GJYSH QË PUNONTE PËR BUKËN E GOJËS…

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk ishin teleshikues që u mërzitën me Top Channel jo, por ishte kriminel, barabar mafioz dhe tipik shqiptar.

Nuk ndodh në Europë, nuk ndodh në Azi, nuk ndodh në Afrikë, ndodh vetëm në Amerikë Latine por me një ndryshim që në Meksikë dhe Kolumbi vrasin drejtorin dhe jo rojen e gazetës apo televizionit.

Akti terrorist ndaj Top Channel nuk ishte rastësi, por i paramenduar kohë më parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult