Elon Musk lëshon alarmin: Inteligjenca artificiale, e rrezikshme për njerëzimin

“Inteligjenca artificiale paraqet rreziqe të thella për njerëzimin. Për këtë arsye nevojitet një pauzë për të paktën gjashtë muaj në testimet e sistemeve të avancuara”.

Është ky alarmi më i fundit që u dha nga Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, të cilët përmes një letre të hapur, kërkojnë një moratorium nga autoritetet për të shmangur skenarin e “Terminatorit” dhe për të lejuar zhvillimin e protokolleve të përbashkëta të sigurisë.

Letra e publikuar nga Instituti jofitimprurës “Future of Life” përfshin nënshkrimet e dhjetëra studiuesve të njohur. Për këtë arsye duhet të merret shumë seriozisht.

Ajo është nënshkruar nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, por edhe ata të Pinterest dhe Skype dhe krijuesit e start-up-eve të inteligjencës artificiale Stability AI dhe Charatcters.ai.

Midis nënshkruesve spikat emri i kreut të Tesla-s i cili aspiron të përmirësojë trurin me Neuralink.

Kjo pasi që ka kontribuar në transformimin e industrisë hapësinore me SpaceX dhe revolucionarizimin e industrisë së makinave./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

JETA E ELON MUSK DHE E FAMILJES SË TIJ ËSHTË NË RREZIK? FLET PËR HERË TË PARË BABAI I TIJ!

Elon Musk aktualisht është i mbushur plot me dokumente pas gjyqit të Tesla-s, në lidhje me këtë ai ka frikë për sigurinë e familjes së tij. Kjo pasi që ai punësoi një ekip elitar sigurie për t’u kujdesur dhe t’i mbrojtur ata. Krejt kjo, pasi ai mendon se pasi publikoi skedarët e Twitter-it ata mund të jenë në rrezik.

Babai i Musk, Errol Musk foli për Sun dhe tha se shtëpia e tij është thyer në të kaluarën dhe se kushdo që do të donte t’i rrëmbejë do të fitonte 20 milionë dollarët më të lehtë në jetën e tyre.

Nëse ata rrëmbejnë një prej nesh, do të jenë 20 milionë dollarët më të shpejtë që dikush ka bërë ndonjëherë në jetën e tyre. Mendoj se Elon është pak naiv për armiqtë që po bën, veçanërisht me skedarët e Twitter.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult