ChatGPT është bërë shumë i famshëm që nga lansimi i tij në fund të vitit të kaluar.
Njerëzit po e përdorin inteligjencën artificiale për lloj-lloj gjërash, duke nisur nga kryerja e raporteve për punën, krijimi i planeve dietike dhe deri te aplikimi për punë të re.
Por, çfarë nuk bën dot ChatGPT?
Më poshtë ju zbulojmë 5 gjërat që inteligjenca artificiale nuk i di.
Nuk di emrin e tij – ChatGPT nuk e di se kush është. Nëse përmend këtë emër, inteligjenca artificiale thotë se “nuk di asgjë për ChatGPT”. Ndoshta kjo ndodh për faktin se kur është programuar, krijuesit nuk e kishin gjetur ende emrin për të. Gjithsesi, duket pak e çuditshme që diçka kaq e zgjuar nuk di as emrin e vet.
Nuk ka informacion pas vitit 2021 – Të dhënat e ChatGPT ndalen në vitin 2021. Kjo do të thotë se nuk di asgjë nga ato që kanë ndodhur pas këtij viti. Pavarësisht të dhënave të shumta që përmban dhe përgjigjeve të zgjuara që jep, ChatGPT nuk ka dijeni se si ka qenë bota këto dy vitet e fundit.
Nuk luan dot lojërat e fjalëve – ChatGPT nuk është i mirë në lojërat me fjalë. Madje nuk ia di as rregullat atyre që janë krijuar pas vitit 2021.
Nuk shkruan dot lajme të sakta – Edhe pse mund të shkruaj artikuj të gjatë, nuk është në gjendje të bëjë vetë lajme të thelluara dhe të sakta.
Nuk jep dot këshilla mbi ilaçet – ChatGPT nuk mund të japë rekomandime për ilaçe. Nëse e pyet për medikamente, inteligjenca artificiale të thotë se duhet të konsultohesh me mjekun./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
INTELIGJENCA ARTIFICIALE PO KALON ÇDO LIMIT, SË SHPEJTI DO TË NA LEXOJË EDHE MENDJEN
Zhvillimi i sektorit të Inteligjencës Artificiale e cila po përkthehet në muajt e fundit në programe gjithmonë e më të afërta për publikun, është risia më e madhe teknologjike e dekadave të fundit.
Nuk flitet vetëm për ChatGPT, softueri gjenial të cilit mund t’i kërkosh çdo informacion. Por, poashtu për dhjetëra klone të tij që po specializohen në fusha më specifike.
Duke filluar nga përkthimi i fjalëve në imazhe, ose tabela.
Por kërkimet në këtë fushë duken vërtet pa limite, dhe po shkojnë në një drejtim që kujton vërtetë disa skenare të detajuara në romane dhe filma me karakter distopik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult