Ema Andrea, artistja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun, ndau, kohë më parë, në emisionin “Rudina”, dy nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj.
Ajo tregoi se një nga momentet më të hidhura të jetës, ishte kur nëna e saj u largua nga kjo botë duke u shprehur se e kupton atë plotësisht tani që nuk është më.
Një tjetër ngjarje e rëndë në jetën e Ema Andreas ka qenë divorci. Por ajo shprehet se “divorci ka qenë i dhimbshëm ama më i dhimbshëm se ai ka qenë reagimi i shoqërisë“. Kjo, në atë kohë ja ka bërë këtë moment të vështirë të jetës së saj akoma më të rëndë.
“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish.
Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema Andrea duke treguar se si divorci ndikoi te ajo edhe në raportet profesionale të saj.
Më tej Ema Andrea ka shtuar se lidhja e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtia, pavarësisht se në atë kohë këto gjëra janë përfolur. Ajo thotë gjithashtu se me babain e Sarës kanë mbetur shokë, por kjo gjë duket si e papranueshme në shoqërinë shqiptare.
“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë.
Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan.
Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.
Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë. Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike.
E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor.
Vazhdojnë të joshin dhe të orientojnë atë që unë e quaj publik, drejt asaj që nuk më përfaqëson.
Janë disa zgjedhje të tua, që të takojnë vetëm ty, të cilat shoqëria jonë di t’i manipulojë për të lënduar”, shtoi Ema./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
EMA ANDREA SHKËLQEN ME “KRYEVEPRAT” E DINO BUZZATIT
Kryeveprat” e Dino Buzzatit, kanë zbritur në COD, në kuadër të ciklit “Lexime të Performuara”.
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Ema Andrea performoi në sallën “Forum” pjesë nga veprat letrare të shkrimtarit italian Dino Buzzati.
Bota që ofron Dino Buzzati, nëpërmjet librit “Kryeveprat”, është një botë magjike, e mistershme, mjaft tërheqëse për lexuesin, i cili mbërrin deri në fund të leximit me frymën pezull.
E kjo në pritje për të njohur të vërtetën e vetme që kthen në anën tjetër të gjitha ato që deri në ato momente dukeshin të vërteta.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult