Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, është zgjuar e tronditur së fundi pasi një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA.
Në një video të publikuar në Instagram, modelja tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.
“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shumë helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht e çmendur dhe e frikshme,” tha Xhesika Berberi.
Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të./a2news.com
Lexo edhe:
TË GJITHË DIMË DIÇKA PËR BERMUDËN: A E DINI SE EKZISTON EDHE DETI I DJALLIT?
Deti i Djallit, në japonisht Ma-no Uma, i njohur më mirë si Trekëndëshi i Dragoit, është një zonë në Oqeanin Paqësor. Rreth bregut japonez dhe ishullit Ogasawara që përfshin një pjesë të mirë të Detit Filipine.
Ai shtrihet drejtpërdrejt përballë Trekëndëshit të Bermudës dhe konsiderohet homologu i tij në Paqësor. Krahas gjithë kësaj, në atë zonë janë regjistruar edhe aktivitete që janë të vështira për t’u shpjeguar.
Disa mijëra vjet më parë, kinezët besonin se një dragua monumental jetonte në Detin e Djallit. Duke tërhequr anijet në fund për të ushqyer urinë. Pikërisht për këtë arsye, sot nuk është çudi që shumëkush ia atribuon asaj qenie mitike zhdukjen e anijeve në Detin e Djallit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU