Nga Mid’hat Frashëri
Më pyet a është e denjë, dhe a është e përjetshme dashuria ime.
Atëherë sytë e tu, ata sytë e zezë që i dua kaq… marrin një shkëlqim, një vështrim të ri,
dhe buza jote ka një të qeshur të hidhur…
Pse o e dashura ime, pse le që të hyjnë të tilla mendime të hidhura në atë kokë të bukur.
Nuk e di ti që çdo gjë në këtë jetë është e vdekshme, nuk e di që çdo gjë mbi këtë dhe ka një fund…? dhe ti sërisht me këto mendime, mos i përsërit me këto pyetje.
Të dua me gjithë shpirt, me dashuri të denjë…
Sot të dua sa për një jetë të tërë, mos e prish gëzimin e sotëm duke menduar për të nesërmen e errët…
Mos më pyet më a është e denjë dhe a është e përjetshme dashuria ime…!
1908
ObserverKult
Lexo edhe: