Rajmonda Bulku, aktorja që “tronditi” kinemanë shqiptare

Nga fundi i viteve 1970 u shfaqën në ekranin e madh shqiptar një grup aktoresh të reja, të kulturuara dhe të pasionuara që i dhanë ndriçim, risi dhe shkëlqim filmit shqiptar duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e spektatorëve.

Ndër këto aktore bëjnë pjesë: Rajmonda Bulku, Eva Alikaj, Elvira Diamanti, Luiza Xhuvani, Anisa Markarian, Matilda Makoçi etj.

Por Rajmonda Bulku do të binte në sy me bukurinë e natyrshme që aq lehtë i përshtatej çdo roli.

Rajmonda do të spikaste që në fillimet e saj në filmin e regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro “Dimri i fundit”.

Nën muzikën e Aleksandër Lalos, vajza me flokët e zeza dhe sytë plot jetë do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut që do ta donte atë menjëherë.

Më 1976-tën, ajo do të ishte Meli, tek “Zonja nga qyteti” një personazh që vazhdon të jetë më i pëlqyer në ekrane edhe sot.

Vajza me fundet e prerë drejt deri tek gjunjët e flokët e gjatë, do të shkëlqente në rolin e vajzës së zonjës Ollga.

Rajmonda Bulku vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe filloi punë si aktore më 1 shtator 1985.

Veprimtarinë e saj në kinematografi e filloi, duke qenë ende në bankat e shkollës, me një interpretim të suksesshëm në filmin “Dimri i fundit” me regjisorët Ibrahim Muça, Kristaq Mitro, 1976, duke u nderuar me një medalje në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar më 1976.

Ky film i hapi rrugën për një karrierë të sigurt në filmin shqiptar, duke u bërë një aktore mjaft e njohur për spektatorin. Deri në vitin 1994 ajo interpretoi në rreth 18 role-të shumtën role kryesore- duke u nderuar me disa çmime në festivalet e filmit shqiptar.

Ndër rolet e saj më të njohur në kinematografi janë: Nusja dhe shtetrrethimi/ nusja, 1978/, Duaje emrin tënd/ 1984 -u nderua me Kupën e Festivalit V për rolin e Jonës-/, Të paftuarit/ Diana, 1985/, Dhe vjen një ditë /Klara, 1986/, Vrasje në gjueti/ Lida, 1987/, Muri i gjallë/ Gelina, 1989/, Vitet e pritjes/ Magda-nderuar me Çmim të Parë në Festivalin IX-1990/ Vdekja e kalit/ Meri, 1991/, Nekrologji/ Madhëria e saj, 1994/. Për interpretimin e rolit të Dianës në filmin “Të paftuarit” u nderua me Medalionin e Festivalit të Shtatë të Filmit Artistik Shqiptar.

Filma të tjerë: Zonja nga qyteti/ Meli, 1976/,Gunat mbi tela/ nusja, 1977/, Ballë për ballë/ Zana, 1978/, Emblema e dikurshme/ mësuesja Ana, 1979/, Një shoqe nga fshati/ Meli, 1980/, Kërcënimi/ Ema, 1981/, Gabim/ mamaja, 1986/, Binarët/ Keti, 1987/, Një djalë dhe një vajzë/ koreografe, 1990/, Vetmi/ 1990/, Ngjyrat e moshës/ 1990/, Nekrologji /madheria e saj, 1991/, etj.

Paralelisht ajo ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë shumë role në Teatrin Kombëtar, në Tiranë.

Në vitet 2009-2013 u zgjodh deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar.

Pas politikës ajo i është kthyer sërish pasionit të saj të përhershëm aktrimit, duke e parë në disa role në skenën e Teatrit Kombëtar./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

RAJMONDA BULKU FLET PËR SKENAT E “SIKLETSHME” ME TIMO FLLOKON DHE NDRIÇIM XHEPËN…

Në skenën e puthjes me aktorin Timo Flloko te filmi “Vdekja e Kalit”, Rajmonda Bulku ende nuk ishte çliruar nga paragjykimet e së shkuarës.

Jo shumë vite më larg, kur ishte shfaqur filmi, “Duaje emrin tënd”, kishin rënë mbi të, akuza.

Faji më i madh i saji, që e pati ndjekur qysh kur i hyri kinematografisë, ishte bukuria! Të ishe e bukur, duhet ‘të mendoheshe mirë’.

Ajo tregoi, kohë më parë, si paragjykohej pse ishte e bukur, por dhe për përfshirjen në politikë.

Tekstin eplotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult