Regjisori dhe aktori Gëzim Kame ka folur për shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albes”. Ai ka thënë se me këtë shfaqje ka ironizuar zinë që është mbajtur për vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.
Kame ka theksuar, kohë më parë, që vinte re se gruan e tij në atë kohë në punë nuk e linin të bënte tualet apo të vinte buzëkuq. Madje njerëzit as nuk mund të qeshnin në rrugë, sepse ta bënin me gisht.
“Problemi është që ajo shfaqje e mbart zinë të imponuar nga Bernarda për 5 vajzat e saja, mbas vdekjes së babit të tyre dhe gruas Bernada Albës.
Mirëpo, spanjollët e kanë pasur në atë periudhë zinë me vite, nuk e di se si e kanë sot. Edhe dha urdhër që do të ketë 8 vjet zi, që do të thotë nuk do të dalësh te pragu i derës së shtëpisë, por edhe ajo zija që ishte në atë periudhë kur vdiq udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha, u bë një jetë e dhunuar, që zgjati me muaj zija dhe unë shikoja dhe gruan time që e kishin ndaluar në punë të vinte tualet, buzëkuqet dhe ku di unë.
Një zi e imponuar, doje ta mbaje, s’doje ta mbaje, sepse ta bënin me gisht rrugës, ja ky s’po mban zi, si me thënë ky po qesh, po argëtohet”, tha kohë më parë ky regjisor.
“Pse debatova me Teodor Laçon”, Gëzim Kame rrëfen pas shumë vitesh prapaskenat e “Shi në plazh”
Regjisori Gëzim Kame ka veçuar disa nga aktorët shqiptarë që ka më pranë dhe ka zgjedhur të punojë për vite me radhë me ta.
Gjatë intervistës për “Pas Mesnate” në ABC News, ai foli me emra nga Robert Ndrenika, Viktor Zhusti deri te emra të cilën tani nuk jetojnë më.
“Është një grup aktorësh, nga ata që janë më intimët e mi, kam punuar gjatë. Të përmendësh për shembull, Robert Ndrenikën, kam 12-13 vepra që kemi punuar së bashku. Me Viktor Zhustin po ashtu, me Yllka Mujon, me Ndriçim Xhepën, me Rajmonda Bulkun, Elvira Diamantin.
Janë shumë, pastaj një pjesë fati i keq kanë ndërruar jetë shumë shpejt si Fatos Sela, Agim Qirjaqi etj”, u shpreh Kame.
Më tej, sa i përket komedisë së njohur “Shi në plazh”, ai ka zbuluar se ka debatuar për një personazh me Teodor Laçon.
“Ajo që më shoqëroi pas kësaj vepre gjatë gjithë jetës sime, është se duhet të ketë një bashkëpunim midis regjisorit dhe autorit. Dhe jo, merr veprën e autorit ashtu siç e ka shkruajtur dhe regjisori ta vërë në skenë.
Jo, ne punuam shumë gjatë me Teodorin, patëm kërkesat tona, patëm debate mendimi me njëri-tjetrin derisa mbërriti kjo vepër aty ku është.
Aty i kemi hequr një personazh, Jeta e kishte, mbaj mend si tani emrin, e cila ishte e dashura e dajës së tij, ishte debat i madh.
Ata e donin shumë atë personazh, po na e bënte çik pis personazhin e dajës, i cili ishte steril në marrëdhëniet nuk i donte dhe pikë, edhe ky sikur ishte përlyer me atë.
Mirëpo, debati ka qenë me javë të tëra derisa ju mbush mendja që mund të hiqet ajo dhe është hequr goxha skenë nga ajo”, tregoi Kame./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI EMOCIONUES I GËZIM KAMES: DJALI IM E ÇAU RRUGËN ME SHPATULLAT E VETA DHE PA MIQ, NË SHQIPËRI ECËN VETËM AI QË KA MIK…
Regjisori Gëzim Kame, në një rrëfim tek ABC News, ka folur edhe për të birin, Genti Kame.
Edhe i biri i tij ka ndjekur rrugën e të atit, duke u bërë regjisor dhe aktor.
Ai ka thënë që fillimisht nuk donte që djali të bëhej regjisor. Por në momentin që studioi jashtë vendit dhe bëri atje 50 filma, u ndje shumë krenar.
Siç theksoi ai, Genti ia ka dalë me shpatullat e veta. Kjo pasi që në vendet perëndimore nuk ka miq që të çash rrugën.
“Ai ka një specifik nga unë. Ai bëri një shkollë perëndimore, unë nuk kam dashur fillimisht.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult