Si e pësoi, aktorja e njohur, Zamira Kita, për shkak të biografisë së “keqe”?

Karriera është një tjetër aspekt në jetë që shënon momente të para të rëndësishme për dikë.

Aktorja Zamira Kita kujtoi, kohë më parë, pikërisht dy momente prej saj kur provoi triumfin e parë dhe njëkohësisht disfatën.

Kur ishte vetëm 23 vjeç ajo mundi të siguronte rolin e parë në film ndonëse sistemi i kohës nuk ia lejonte për shkak të biografisë, por iu desh të paguante edhe një çmim.

Zamira Kita: Ky është roli im i parë në film, filmi “Eja” me regjinë e Pirro Milkanit dhe e kam kujtim shumë të bukur.

Për herë të parë emocion i paparë që do luaja. Roli im i parë në film është emocion i jashtëzakonshëm sepse unë do luaja film, e kuptoni?

Për një vajzë që kish’ mbaruar Akademinë, ka qenë ’86, duhet të kisha diku te 23 vjet. Sapo kisha mbaruar Akademinë, por unë s’duhej të bëja filma se kisha biografinë e keqe.

Dhe ky film ka qenë fat që e kam bërë sepse kam shkuar në fshat u kam thënë që unë kam fituar një rol në film, a mund të shkoj?

“Po”, më thanë. Shkova në Komitetin Ekzekutiv, u thashë unë kam bërë një rol në film, a mund të shkoj? “Po”, më thanë “por pyet ata të fshatit”.

Ata më thanë “okej, pyet ata të Komitetit” dhe unë u nisa.

E kam bërë këtë film, kam marrë emocion nuk mund ta përshkruaj se çfarë ishte, e dinë aktorët ata që mbarojnë se ç’do të thotë për herë të parë t’i të bëhesh pjesë e një filmi, të të hapen rrugët.

Dhe për këtë film jam dënuar 6 muaj në bujqësi nga fshati se ma quajtën ikje pa leje, thyerje e disiplinës.

Edhe pse kishe marrë leje?

Zamira Kita: E kisha marrë lejen, por s’e kisha me shkrim, me gojë ma thanë ata mua “shko” se dhe ajo ndoshta ishte e thënë kështu.

Por ishte filmi im i parë dhe ai film ngeli. Unë kam vuajtur shumë për atë film. Por filmi ngeli kur ndryshoi politika./tvklan.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“BIOGRAFIA MË KA GODITUR SHUMË NË TË GJITHA DREJTIMET”, ZAMIRA KITA TREGON TË PATHËNAT

Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Në një intervistë kohë më parë në “Rreze Dielli’’ ishte e ftuar aktorja Zamira Kita, e cila tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale.

Jeta e saj ka qenë e mbushur me art, dashuri. Por njëkohësisht edhe me plot drama të cilat ajo i rrëfeu në këtë intervistë:

“Në fakt në vitin e dytë në 79’, pra viti i dytë i gjimnazit mua më është arrestuar një nga vëllezërit e babai. Një xhaxha dhe është dënuar 10 vite për agjitacion dhe propagandë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult