Kitara e thyer e grupit legjendar “Nirvana” shitet për vlerën që habit dhe shtëpinë e ankandit

Një kitarë e thyer e grupit amerikan të rockut, “Nirvana”, është shitur në ankand për rreth 600 mijë dollarë.

Kitara pritej që të shitej për një të dhjetën e asaj shume në ankandin në “Hard Rock Café” në New York.

Kitara u shkatërrua, ndërsa “Nirvana” po punonte në albumin e tyre, “Nevermind”, në fillim të viteve 1990.

Instrumenti nënshkruhet nga të tre anëtarët e grupit. Ai përmban gjithashtu një mbishkrim të dashur nga Cobain për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij muzikor Mark Lanegan, i cili vdiq vitin e kaluar.

Cobain, i cili shpesh e shkruante gabim emrin e tij, nënshkroi instrumentin “Kurdt Kobain”.

Fender Stratocaster doli në shitje me një çmim të vlerësuar prej 60.000-80.000 dollarë. Shtëpia e ankandit e quajti ofertën përmbyllëse prej 596.900 dollarësh të habitshme.

Sipas shtëpisë së ankandit, Cobain ia dha kitarën Laneganit gjatë turneut të Nirvana-s në Amerikën e Veriut në vitin 1992. Identiteti i blerësit nuk dihet.

Dy vjet më parë, kitara e përdorur nga Cobain për performancën e tij legjendare në MTV Unplugged në fund të vitit 1993 u shit për 6 milionë dollarë./tvklan.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SENDET E KURT COBAIN NË SHITJE, BASHKË ME KITARËN E TIJ IKONIKE

Kitara e famshme e Kurt Cobain, një Mustang Fender në ngjyre blu, pritet të dalë në shitje. bashkë me të edhe dhjetëra artikuj të tjerë personale të Cobain, në një ankand në muajin maj.

Kitara, e preferuara e këngëtarit, pritet të shitet deri në 800 mijë dollarë. Në shitje është edhe një nga makinat e tij.

Kitara ikonike në ngjyrë blu e Kurt Cobain, e famshme nga video muzikore hit e viteve ’90, “Smells Like Teen Spirit”, pritet të shitet në një ankand të muajit maj në Nju-Jork për 800 mijë dollarë, transmeton ‘a2news.com’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult