Bëhet e ditur, ja kur mbahet Panairi i Librit në Prishtinë

Me moton “Libri triumfon”, më 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë duke filluar nga ora 9:00-20:00.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Ndryshe, do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË, PJESËMARRËS MBI 100 BOTUES

Hapjen e panairit të 22-të të librit në Prishtinë e konsideroi ngjarje të rëndësishme ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në hapjen e këtij panairi me moton “Libri mbron mendjen”, Çeku tha se ndjehet i inkurajuar me punën që është duke u bërë sa i përket propozimit të reformës për të ndërtuar një politikë ndaj librit.

“Jam shumë i gëzuar që ky rikthim po ndodh pas një pauze të konsiderueshme. Komuniteti është mjaft mirë i organizuar dhe kjo ngjarje e ka marr epitetin e një ngjarje të rëndësishme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult