VIDEO/ “Tragjedia e Otrantos”! Pamjet kur Berlusconi shpërthen në lot për anijen shqiptare të mbytur në 1997

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë këtë të hënë në Milano. Lideri i Forca Italia dhe themeluesi i Mediaset u rikthye në spital ditën e premte, ditë pasi kishte kaluar 45 netë në spital për shkak të pneumonisë dhe leukemisë.

86-vjeçari dha frymën e fundit mëngjesin e së hënës në spitalin San Raffaele të Milanos. Ndërkohë, në sy ka rënë një video e publikuar nga mediet italiane, ku shihet Berlusconi i cili është në lot pas fundosjes së anijes Katër Radës në vitin 1997.

Anija ishte me emigrantë shqiptarë dhe u fundos gabimisht nga Marina Italiane duke u marrë jetën 57 personave. Presidenti italian shkoi në Brindisi për të vizituar të mbijetuarit  dhe duke folur për mediat ai “shpërtheu” në lot, i prekur nga jetët e humbura në atë fatkeqësi.

Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si Përmbytja e Katërit të Radës. Anija shqiptare kishte 142 persona në bord dhe mbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke u marrë jetën 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Emigrantët ishin pjesë e emigrimit të madh nga Shqipëria për shkak të kryengritjes, e cila filloi pas kolapsit të skemave të piramidave./javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SILVIO BERLUSCONI DHE “LIDHJA” ME AT ZEF PLLUMIN

Silvio Berlusconi nuk është vetëm një politikan që me Shqipërinë ishte i lidhur për shkak të detyrës së tij si kryeministër. Edhe pas largimit nga postet zyrtare, kontributi i tij për marrëdhëniet mes dy vendeve vijoi në të njëjtën mënyrë.

Në vitin 2013 së bashku me përkthyesen Keda Kaceli ai bëri të mundur botimin në italisht të librit të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”.

Libri i titulluar “Gjaku i Abelit” në gjuhën italiane u publikua jo vetëm me kujdesin e tij, por edhe me një parathënie të veçantë.,,

Tekstin e plotë e gjeni KËTU