Mos punoni kurrë nga shtëpia, shtëpia është vetëm për gjumë!

Scott Galloway është i njohur si profesori që gjithmonë është “kundër rrymës”, njeriu që ka një linjë të veçantë mendimi.

Por, kohë më parë, në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal” ai foli mbi mënyrën se si arrihet suksesi dhe teksa iu drejtua të rinjve ai u shpreh: Mos punoni kurrë nga shtëpia. Shtëpia është vetëm për gjumë, duhet të jesh jashtë tërë kohën!

Si ekspert marketingu, Scott gjithmonë ndez debat me këshillat e tij. Këtë herë të shumtë janë ata që janë kundër tij. Në rrjetet sociale, shumë të rinj thonë se puna nga shtëpia është shumë efektive në ditët e sotme dhe se nuk do hiqnin dorë nga ajo mundësi. Profesori i njohur ka folur përmes podcaste-ve dhe intervistave të tij në media për shqetësimin e tij më të madh: rritja e vetmisë dhe shëndetit të rënduar mendor tek të rinjtë.

Sipas tij, stresi në nivele të larta i atribuohet edhe ambientit të punës, shpenzimeve, kostos së qirasë, ngrënia e ushqimit në punë e deri te koha shumë e pakët që të rinjtë shpenzojnë jashtë.

Scott e thotë me bindje se puna nga shtëpia, i bën të rinjtë të shkëputen nga miqtë dhe pjesa e tjetër e shoqërisë dhe nuk u shërben aspak për të bërë karrierë, madje e ngadalëson atë.

Hulumtimi më i fundit thotë se më shumë se gjysma e amerikanëve punojnë nga shtëpia të paktën një herë në javë. Scott thekson se suksesi garantohet vetëm kur njeriu eksploron dhe ndërvepron me njerëzit.

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA LARGIMI DREJT SPANJËS DERI TE PUNA NË BUJQËSI NGA BIOGRAFIA ‘E KEQE’, ÇIFTI I MUZIKANTËVE SHQIPTARË TREGOJNË HISTORINË E DASHURISË

Violinisti Florian Vlashi dhe violinçelistja Rediana Llukaçi, janë një ndër çiftet më të bukur të muzikantëve shqiptarë. Aktualisht jetojnë dhe po zhvillojnë karrierën në Spanjë.

Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar historinë e vështirë të jetës. Që nga puna, vitet kur Florianin e hoqën nga puna.

Atë e kaluan në bujqësi për shkak të biografisë në komunizëm. Çifti shqiptarë u ndal dhe te njohja e tyre në shkollën e muzikës. Aty ku Flori ishte profesor. Ndërsa Rediana ishte studente.

 “Unë punoj te Orkestra Simfonike e Galicisë që në ’92. Aty bëj aktivitetin kryesor. Plus kam një grup, të cilit i dedikohemi kryesisht muzikës së shekullit të 20. Deri në ditët tona me shumë premiera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult