Ndahet nga jeta piktori i njohur, Shyqri Nimani

U nda nga jeta piktori dhe profesori i artit, Shyqri Nimani.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije, djali i tij, Alban Nimani në rrjetet sociale.

Kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri, profesor Nimani ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur nëpërmjet një telegrami Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Do ta kujtojmë si një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, që la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike”, shkruan ndër të tjera në telegramin e Ministrisë së Kulturës.

/ObserverKult


Lexo edhe:

SHPRONËSIMI BLLOKON BARTJEN E 121 VEPRAVE TË “GRANDIT” NË GALERI

Çështje ditësh ishte konsideruar gati katër javë më parë bartja e 121 veprave të artit nga hoteli “Grand” në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Mirëpo shpronësimi i veprave e ka bllokuar këtë proces. Ka kthyer përsëri në bisedime Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, që ka nën menaxhim “Grandin”.

Tani këto dy institucione janë duke i shqyrtuar modalitetet e duhura ligjore. Kjo lidhur me procedurat e shpronësimit të këtyre veprave. Për vite kanë qenë të ekspozuara në hapësirat e objektit hotelier.

Në anën tjetër, “nikoqiri” i ri i këtyre veprave, Galeria Kombëtare e Kosovës, ka mbetur në pritje ani pse ishin bërë gati për pranimin e veprave më 2 dhjetor. MKRS-ja, e cila e kishte dhënë lajmin për bartjen e veprave, tashmë e ka njoftuar drejtoreshën e GKK-së, Arta Agani. Ky proces është anuluar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult