Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dirigjentja e njohur, Suzana Turku ka kujtuar momentin më të vështirë të jetës së saj, më shumë se 20 vjet më parë.
Ajo ka zbuluar se e kanë hequr nga puna në Teatër dhe arsyeja ishte krejtësisht e papranueshme. Kjo ka bërë që Turku nga ai moment të largohet nga arti profesionist.
Sipas dirigjentes, artisti duhet ruajtur dhe vlerësuar, nëse nuk e meriton, atëherë duhet hequr.
“Unë kam shumë vite që jam larguar nga arti profesionist se më kanë larguar, jo se desha vetë.
Ai ka qenë momenti më i vështirë i imi. Unë nuk do kisha lëvizur nga Teatri, nëse nuk do më kishin hequr, sepse e kam bërë me shumë pasion, me shumë përkushtim atë punë dhe kisha krijuar edhe me trupën që unë drejtoja, kishim krijuar një marrëdhënie respekti reciproke vlerësimi për njëri-tjetrin.
Artistin duhet ta dish ta ruash, nuk kemi nevojë për t’u ledhatuar. Duhet të dish ta vlerësosh artistin dhe nëse e meriton mbaje, nëse nuk e meriton mos e mbaj. E di për çfarë jam pushuar unë?
Se kam munguar tre ditë pa raport. Më kupton tani? Tre ditë të pajustifikuara, që s’ka bërë vaki ndonjëherë. Unë kam shkuar e sëmurë në punë. Ky ishte justifikimi dhe unë u pushova nga puna”, u shpreh Turku./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
DIRIGJENTJA SUZANA TURKU DEKOROHET ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”
Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti Ilir Meta vlerësoi dirigjenten e njohur Suzana Turku me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Meta e akordoi këtë vlerësim me motivacionin “në vlerësim të veprës artistike shumëvjeçare për krijimin dhe pasurimin e vlerave artistike në gjininë e muzikës operistike shqiptare; për realizimin me sukses, njohjen dhe vlerësimin e muzikës korale shqiptare, si krijimtari dhe interpretime.
Duke vënë në skenë brenda dhe jashtë vendit. Vepra nga më të njohurat nga fondi i zgjedhur i krijimtarisë sonë dhe asaj botërore. Me mirënjohje institucionale për kontributet e saj të vyera si artiste e spikatur.
Si dirigjente e talentuar e korit të Universitetit të Arteve dhe njëkohësisht pedagoge frymëzuese e edukimit, krijimit dhe aktivizimit të talenteve të reja ndër breza”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult