Teatri antik i Hadrianopolit, i vetmi në Ballkan, i ndërtuar në fushë të hapur

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau një album fotografik me momente pune në Teatrin Antik “Hadrianopoli” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture, Kategoria I).

Gjatë kësaj jave është ndërhyrë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull për sistemimin e mureve dhe pastrimin e teatrit nga bimësia.

Teatri ka diametër 50 metra dhe kapacitet përafërsisht 4000 vetë.

Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Teatri i Hadrianopolit mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Hadrian (117-138 pas Krishtit). Gërmimet arkeologjike japin elemente të rëndësishme për identifikimin e këtij siti me qytetin e Hadrianopolis, qytet i ndërtuar nga Hadriani për kontrollin e kësaj lugine të begatë.

Ai ka formë planimetrike gjysëm elipsi.

Muret e jashtme janë 90 cm të gjera të përforcuara me kontraforte. Teatri përbëhet nga skena, orchestra, shkallarja e mbeshtetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetrale të tërthortë./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

“S’DO KISHA LËVIZUR NGA TEATRI, NËSE S’DO MË KISHIN HEQUR”, SUZANA TURKU ZBULON PSE E LARGUAN NGA PUNA

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dirigjentja e njohur, Suzana Turku ka kujtuar momentin më të vështirë të jetës së saj, më shumë se 20 vjet më parë.

Ajo ka zbuluar se e kanë hequr nga puna në Teatër dhe arsyeja ishte krejtësisht e papranueshme. Kjo ka bërë që Turku nga ai moment të largohet nga arti profesionist.

Sipas dirigjentes, artisti duhet ruajtur dhe vlerësuar, nëse nuk e meriton, atëherë duhet hequr…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU