Emigrante në Amerikë por me zemër në Tiranë, përlotet Merita Halili: Sa herë shoh vajzën të këndojë më kujtohen…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Merita Halili në një rrëfim prekës për karrierën e saj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, është përlotur teksa tregonte fillimet e saj.

Merita në ‘Ftesë në 5’, tha se vajza e saj Rea po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

Për Meritën fakti që ta shohë vajzën e saj në recitale e prek shumë, pasi i kujton periudhën kur dhe ajo ka qenë e re në skenë.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo./gazetashqiptare

ObserverKult


Lexo edhe:

REVISTA AMERIKANE SHKRUAN PËR MERITA HALILIN E QUAN “MBRETËRESHA E KËNGËVE SHQIPTARE”

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine”, të cilën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngëve shqiptare”, është bërë pjesë e rubrikës “Artisti i muajit”.

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare, Merita Halili.

Artistja, të cilën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngëve shqiptare”, është bërë pjesë e rubrikës “Artisti i muajit”.

Duke e vlerësuar si një interpretuese të shkëlqyer, në artikull shkruhet për sukseset e këngëtares shqiptare, e cila jetën familjare e ka zhvendosur prej disa vjet në New Jersey të SHBA-ve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU