Kori Siparantum sjell dy medalja të arta nga Koreja e Jugut

simparium siparantum

Kori Siparantum, më i njohur në skenën e muzikës korale në vend, e ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen më të madhe të koreve në botë, World Choir Games 2023, e cila u mbajt në qytetin e Gangneung në Korenë e Jugut.

“Në një nga ngjarjet më të madha të koreve në botë, World Choir Games 2023, Siparantum ka triumfuar në dy kategori “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ka shkruar në Facebook Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Kjo falë punës së palodhme të korit për të promovuar kulturën dhe vendin tonë anë e kënd botës.

Faleminderit Memli dhe ekipi fantastik!

ObserverKult

Kliko edhe:


STUDENTËT PROPOZOJNË DEKORIMIN E ARTAN BORIÇIT NGA PRESIDENCA