S’ka më me dy lugë/ Ose në publik ose në privat, profesorët duhet të zgjedhin!

universiteti i prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të premten ka vendosur t’ua ndalojë profesorëve që janë nën ombrellën e UP-së të mbajnë mësim edhe në kolegje private.

Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë.

“Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë ose mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH JANË TRE KANDIDATËT QË SYNOJNË POSTIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Sot do të nisë intervistimi nga Këshilli Drejtues i UP-së, për tre kandidatët që synojnë postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për një mandat 4- vjeçar.

 Bëhet fjalë për Naser Sahiti, Faton Berisha dhe Blerim Rexha.

Çfarë pune paraprakisht ka bërë secili prej tyre, çfarë pozite kanë mbajtur para se të synojnë për të parin e UP-së?

Naser Sahiti,  ish prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, por kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit në vitin 2018 për shkak të mospajtimeve me rektorin Marjan Dema.

Sahiti aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike dhe ligjëron në Departamentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtrishme.

Faton Berisha është kandidati tjetër në mesin e dy të tjerëve që synon të bëhet Rektor i UP-së.

Berisha aktualisht ka pozitën e prorektorit për kërkime shkencore dhe është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në departamentin e Matematikës.

Berisha për disa vite ka qenë udhëheqës i Kosovës në olimpiadat ndërkombëtare të matematikës si dhe viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë anëtar i Këshillit Qendror të Studimeve Shkencore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult