U mbajt “Zambaku i Prizrenit”: Ela Kazaz, fituese e edicionit të 34-të

Mbrëmë në ambientet e Kino Lumbardhit është mbajtur edicioni i 34-të i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2023”. Çmimin e publikut e fitoi këngëtarja, Ela Kazaz.

“Juria profesionale me vend të parë ka vlerësuar këngën “Labirinthi i Dashurisë”(Urim Salihu), me të dytin, këngën “Bana bir şarkı sӧyle” të kënduar nga Ela Kazaz dhe me të tretin këngën “Fotografia e parë” (Fjolla Gashi)”, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërsa, çmimin “Pena e Artë” e mori Eva Hila, për tekstin e këngës “Në dritare shikoj sytë e tu” dhe “Mikrofoni i Artë” iu nda këngës “Kënga të përjeton si diell” (Shkëlqim Bytyqi).

ObserverKult


Prizren

Lexo edhe:

SHPALLET LISTA, JA KËNGËT KONKURRUESE TË FESTIVALIT “ZAMBAKU I PRIZRENIT”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit së bashku me organizatorët e festivalit Zambaku i Prizrenit, shpallën listën e këngëve konkurruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit sivjet shënon edicionin e tridhjetë e dytë dhe organizohet me 24 korrik në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren.

Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit. Kjo për çmimin e parë, dytë dhe tretë. Të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen e Zambakut do të kenë mundësinë të votojnë për këngën e tyre të preferuar. Kjo këngë do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit, transmeton ’04online’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult