Verë më je…, verë e vjetër,
Netët si gotat m’i mbush,
Mbi buzë m’i zbraz ditë e netë,
me yjet të shtrydhur, si rrush.
Verë më je…, verë e vjetër,
Zjarr i burgosur në but;
Marrosur teptis nëpër shtretër
Me afsh përvëlues e me ngut.
Ç’të pi më parë, të pi sytë?,
Të ndriturit e zinj gjithë lëng,
Apo të harlisurit, gjinjtë
Të shtrihem t’i pi i pamend?
Apo buzën pas hijes ta bredh
Mbi kurmin e butë të lakuar
Dhe instinktin e egër ta ndjek
Ku ti digjesh hukampërvëluar.
Ti, verë më je…, verë e vjetër,
Unë etja që josh marrëzi.
Gjithë ditët e jetës, as netët,
S’më dalin krejt të të pi.
ObserevrKult
Lexo edhe:
RIZA BRAHOLLI LEXON POEZINË E TIJ, “MË NË FUND DO TË PUTHJA”