Marylin Monroe, “kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese”, në moshën 36-vjeçare kështu u tha atëherë.
Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?
Vdekja e Marilyn Monroe është shfaqur në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave.
Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e rekomanduar nga Joe DiMaggio.
Marilyn Monroe është lindur më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos. Vdekja e parakohshme i ka dhënë fund edhe karrierës së saj.
Ajo është gjetur e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçe.
Megjithatë edhe në 61-vjetorin e vdekjes, kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.
Faktet nga jeta e Marilyn Monroe:
1-Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Është lindur në Los Anxhelos, 1 qershor 1926 dhe ka vdekur në Los Anxhelos, 5 gusht 1962.
2-Marilyn Monroe ka qenë një vajzë më flokë të zeza, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.
3-Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar më 1947.4
4– Autenticitet
Bashkëshorti i fundit i Monroe-së, dramaturgu Arthur Miller, ishte konfuz: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit.
Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”
5- Fotografimi
“Unë isha i martuar dhe Marilyn s’guxonte të nxirrte kokën nga dera pa u fotografuar menjëherë, e kësisoj ne kalonim shumë kohë vetëm të dy”, kujton Miller:
“Gjatë kësaj kohe ne bisedonim gjatë, sikur të mund të lëviznim të shpenguar në mesin e shpërqendrimit.”
6- Karizëm
Shkrimtari Truman Capote ka qenë mik i artistes. Ai ka shkruar: Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë.
Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje, t’i fiksojë çaste të tilla.
7- Pushtet & influencë
Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollywood-it: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve!
Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. (…) Pse?
Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bionde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.” (Joyce Carol Oates)
8-Veshjet e Marylin Monroe kanë përfshirë të gjitha koloritet. Por, ngjyrat e saj të preferuara kanë qenë e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.
9– Aktorët e preferuar të saj ka qenë: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power and Richard Widmark.
Ndërsa, artistët e preferuar të saj kanë qenë: Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler dhe Olivia DeHavilland.
Po ashtu Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli.
10 Ajo ka pasur fëmijëri jo të lumtur
Marilyn ka vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj ka qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore.
11- Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marilyn Monroe e ka veçuar Frank Sinatra, ndërsa si këngëtare femër të preferuar ka pasur: Ella Fitzgerald.
Marilyn Monroe ka pasur edhe autorët e saj të preferuar: Fyodor Dostojevski, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.
12- Ajo nuk i ka pëlqyer diamantet
“Diamantet janë shoku më i mirë i femrës”, ka qenë një këngë, të cilën e ka kënduar Monroe. Megjithatë ajo nuk i ka pëlqyer fare ato.
Në vend të tyre ajo ka pëlqyer stolitë artificiale dhe margaritarët.
13- Parfumi i preferuar i Marilyn Monroe ka qenë Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj kanë qenë të linjës Nivea.
14- Në vitin 1945 Andre de Dienes ka punësuar 19-vjeçaren Marilyn Monroe si modele të parë.
Por, pas 5 javësh Monroe ka udhëtuar drejt Kalifornisë, Nevadës dhe Nju Meksiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime janë publikuar në revistat e të gjithë botës.
15- Marilyn ka vazhduar të punonte me Denies deri në vitin 1953. Fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marilyn Monroe në të gjithë botën.
16- Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd ka marrë disa fotografi të Marilyn Monroe me kostum banje pranë një pishine.
Fotografitë nuk janë publikuar deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj.
17- Gorge Barris ka qenë duke bashkëpunuar me Marilyn Monroe për një katalog, kohën kur ajo ka ndërruar jetë.
Ai e ka fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marilyn ka bërë deri në çastin që ajo ka vdekur.
18- Gjatë karrierës së saj Monroe ka realizuar 30 filma dhe nuk ka mundur të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something’s Got to Give.
19-Mbidoza tragjike e vitit 1962…
Dy “kabinete” mbajnë shumë prej sekreteve të saj, çelësat e misterit që ishte Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti.
Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.
20- Por fansat e saj vazhdojnë, pas më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, të dyshojnë mbi versionin zyrtar.
“Mendoj se shumë fansa janë intriguar nga Marilyn jo për atë që ajo ishte, por për mënyrën se si vdiq”, është shprehur Jill Adams, kryetar i Shoqatës “Marylin për gjithmonë”, një nga klubet e shumta të admiruesve të aktores.
21- “Ka shumë fakte të çuditshme mbi autopsinë e saj që nuk të lejojnë të flasësh për vetëvrasje”, thotë Leslie Kaperowicz e shoqatës “E pavdekshmja Marylin”, duke e cilësuar si “ikonë e shekullit dhe ajo është pjesë e ndërgjegjes amerikane”.
22- Vdekja e parakohshme
“Kam ndjenjën, se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. E di, që është absurde, por kështu është. Kam frikë, se ajo do të vdesë e re.
Njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që ajo së paku të jetojë aq sa, talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë.”
Kështu ka shkruar Truman Capote më 1955, shtatë vjet para vdekjes së Marilyn Monroe-së.
23- Dëshironte të bëhej nënë
Monroe ëndërronte të bëhej nënë kur u martua me Arthur Miller. Madje kishte marrë iniciativë për këtë gjë. Por fatkeqësisht, kishte abortuar katër herë.
24– Varri me lule
Monroe kishte marrë premtim nga ish-bashkëshorti, Joe DiMaggio, se nëse vdes – ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj.
Nuk mund të besoni se sa fatlume ishte ajo. Burri i saj e mbajti premtimin dhe për 20 vjet me radhë kishte vendosur lule mbi varrin e saj./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRVJETORI I VDEKJES: MARILYN MONROE I MORI NË VARR SEKRETET, POR IMAZHI I SAJ ENDE MAHNITË PUBLIKUN
Për shumë njerëz, Merilyn Monro, që nëse do të ishte akoma sot gjallë do të mbushte 94 vjeç. Ajo do të jetë gjithnjë ajo vajza sensuale.
Me fustanin e saj të gufuar përreth belit. Për të tjerët, ajo është gruaja që i uroi ëmbël më një këngë ditëlindjen presidentit Xhon F.Kenedi.
Por në realitet, ajo nuk ishte asnjë njëra dhe as tjetra. Në fakt mund të thuhet se Merilin nuk ishte as një person real. Ajo ishte një personazh magjepsës.
Pra i krijuar nga Norma Xhin Bejker. Vajza e vogël që ëndërronte të bëhej një yll i kinemasë.
E lindur më 1 qershor 1926, Norma Xhin ishte vajza e Gledis Bejker dhe e Çarls Stanli Giford. Një kolegu i saj në laboratorin e filmit ku punonte Gledis.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult