Erjona Rusi: Ndalo o grua, merr frymë, çoji në djall të gjitha!

erjona rusi

Nga Erjona Rusi

Ndalo o grua, ndalo!

Ndalo o grua, ndalo! Merr frymë thellë…

Mos mendo më për enët në lavaman, rrobat e palara, çarçafët për tu ndërruar, fëmijët për tu ushqyer a shtëpinë për të pastruar. Mos mendo më as për zënkat me kolegët a drejtorët e pangopur.

Ndalo, merr frymë thellë. Çoji në djall të gjitha e veç nginju me ajër, diell a shi… ç’të jetë!

Shko përqafoji fort fëmijët, pa u shqetësuar se si do rriten e çfarë do bëhen nesër. Ka kohë për të gjitha.

Puthe e bëj dashuri me njeriun e zemrës, plot pasion si dikur kur nuk kishit fatura për të paguar dhe gjithë bota rrotullohej në atë shtrat.

Pije një kafe me nënën, e shijoi thinjat e rrudhat e saj edhe pse ajo nuk rresht së kritikuari.

Futi krahun babës e dilni shëtitje si dikur kur të tregonte rrugët e qytetit e ti fëmijë mahniteshe.

Shko po deshe e dehu me muzikë e alkool e kërce deri në mëngjes me shoqëri të zhurmshme.

Ose thjesht pije një gotë verë me miqtë fjalëpakë

Lexo një libër, shih një film, një opera, koncert apo futu vjedhurazi në një mbrëmje gala

Ose, ose thjesht mos bëj asgjë. Ndalo! Vetëm ndalo dhe merr frymë. Shijoje fëshfërimën e gjetheve, zhurmën e dallgëve, rrezet e diellit apo flladin e erës.

Thjesht mjaft vrapove, ndalo dhe nginju me aromën e jetës….dhe dashuroje së pari veten!

Për të gjitha gratë, veçanërisht brezin e nënave tona që nuk rreshtën së vrapuari gjithë jetën saqë harruan dhe veten.

ObserverKult


erjona rusi

Lexo edhe:

TURIZËM/ ERJONA RUSI: SHEZLONËT FALAS, UJI FALAS. SHËRBIMI S’KAM Ç’T’JU THEM!

Gazetarja Erjona Rusi po shijon disa ditë pushime në bregdetin e Greqisë. Së fundmi, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon për shërbimet dhe çmimet në vendin fqinj, duke i krahasuar me Shqipërinë.

Rusi shkruan se një kapuçino dhe dy lëng portokalli i kanë kushtuar vetëm 17,50 euro, ndërsa uji dhe shezllongët kanë qenë falas, teksa vlerëson edhe shërbimin e mirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult