Qendra Kinematografike ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars.
Kështu ka njoftuar vet Qendra Kinematografike përmes një njoftimi në Facebook.
Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.
Ndërkohë QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtarë/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
“Komiteti selektues i lartëcekur, do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësoj Kosovën në Akademinë Oscars”, thuhet në njoftimin e QKK-së. /ObserverKult
Lexo edhe:
QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS MBËSHTET 26 PROJEKTE FILMIKE
Në konkursin e këtij viti të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Këshilli Drejtues ka vendosur që të mbështeten 26 projekte filmike. Kjo në kategori të ndryshme.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur 7 projekte. Në kategorinë e filmit të shkurtë dhe gjatë dokumentar janë mbështetur 4 projekte, në kategorinë e filmit të shkurtë animacion dhe artistik 4 projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult