Dokumentari “Adelina” fitoi çmimin “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në MakeCoProDox Forum.
Dokumentari “ADELINA” me regji nga Aurela Berila dhe producent Eroll Bilibani, mbajti “pitching” në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum. Prenzantimi i dokumentarit u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga audienca dhe shtetet ballkanike.
Gjithashtu dokumentarit “ADELINA” iu nda çmimi “Docs around Europe Network Award at Docs Barcelona” në edicionin e 5-të të MakeCoProDox Forum.
“ADELINA” prek një tematikë e cila ndjek aktivitetin e ikonës së estradës shqiptare, Adelina Ismaili, në sfondin e ish-Jugosllavisë së viteve 1990./insajderi
ObserverKult
Lexo edhe:
“MREKULLITË E SHQIPËRISË”, BBC WORLD CIKËL DOKUMENTARËSH PËR EKSPLORIMIN E BUKURIVE SHQIPTARE
Nga Butrinti në Alpet shqiptare, rrjeti ndërkombëtar i BBC-së ka prodhuar një seri programesh mbi turizmin kulturor dhe historik të Shqipërisë, që nisën transmetimin më 21 janar.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton drejt Shqipërisë malore për të zbuluar një vend me qytete dhe fortesa epike, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.
“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim shumëserial i një prej televizioneve më të mëdhenj ndërkombëtarë. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit, takimi me komunitetet në Alpet spektakolare shqiptare, ku pjesë e eksplorimit është Kulla e Ngujimit apo edhe Lahuta, instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.
Një tjetër pjesë i kushtohet Gjirokastrës duke zbuluar bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Programi merr një rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe ka një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik dhe kulturor, duke promovuar mrekullitë e Shqipërisë dhe paraqitur ato në sytë e gjithë botës.
Cikli “Mrekullitë e Shqipërisë” transmetohet në BBC World Service dhe ka 4 episode.
romovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese për ta vizituar Shqipërinë nga gazeta New York Times apo media të tjera ndërkombëtare.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult