Ekspozita e parë retrospektive e Lumturi Blloshmit në Kosovë

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, po qëndron e hapur ekspozita retrospektive ‘Nga e Para’ e artistes Lumturi Blloshmi, e kuruar nga Adela Demetja.

Kjo është ekspozita e parë retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi (1944–2020) në Kosovë dhe gjithashtu ekspozita pasuese e prezantimit të saj të suksesshëm në Bienalen e 59-të Venecias si pjesë e pavjonit shqiptar në vitin 2022.

Ekspozita përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga vitet e ’60-ta deri në vitin 2000, dhe përfshin autoportrete, peisazhe, portrete, kompozime në pikturë, fotografi e instalacione që flasin për thelbin estetik dhe realitetin personal të Blloshmit, po aq sa flasin dhe për kontekstin specifik politik dhe social në të cilin u krijuan.

Ndërkaq ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me 15 tetor 2023, dhe është realizuar me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në vazhdim mund t’i shikoni përmes fotografive disa momente nga hapja e ekspozitës retrospektive e Lumturi Blloshmi:

/ObserverKult  


Lexo edhe:

LUMTURI BLLOSHMI NË VENECIA, SI DO TË JETË PAVIJONI SHQIPTAR NË BIENALE

“Nuk ka paqe në pikturë, në art. Por vetëm një përpjekje sizifiane”. Kështu thoshte artistja Lumturi Blloshmi, jeta e së cilës do të ishte e gjitha një e përpjetë e mundimshme.

Jetë dhe vepër, që nuk i ndan dot nga njëra-tjetra e që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Edicionin e 59-të të Bienales së Ndërkombëtare të Artit në Venecia. E ndarë nga jeta për shkak të Covid-19, vepra e Lumturi Blloshmit do të vijë përmes kurimit të Adela Demetjas, që plotëson këtë “skuadër” femërore, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në një ngjarje të këtyre përmasave. Tashmë puna ka filluar dhe pavijoni do të jetë gati për datën 23 prill 2022. Hapësirat ekspozuese janë përcaktuar, në hartën e bienales, mes shumë vendesh pjesëmarrëse, është dhe Shqipëria dhe kuratorja Demetja ka nisur punën në terren, në hapësirat e “Arsenales”. “Formula”, mbi të cilën do të ngrihet pavijoni është zbuluar. Titullohet “Lumturi Blloshmi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult