Protesta ndërpren premierën e filmit të Woody Allenit

Premiera e filmit të Woody Allenit, Coup de Chance, në Festivalin e Filmit të Venecias, u ndërpre nga protestuesit.

Sipas raportimeve nga The Hollywood Reporter, një grup prej 20 personash bënë protestë sapo Alleni u paraqit në tapetin e kuq.

Ata hoqën fanellat e tyre dhe thirrën “jo kulturës së përdhunimit”, “jo vëmendje regjisorëve përdhunues”.

Protesta, pos Allenit, u drejtohej edhe Roman Polanskit dhe Luc Bessonit, njashtu të akuzuar për abuzim seksual.

Protestimet morën fund pas pak minutash, kur ata u larguan nga policia./ klankosova

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS SHUMË KRITIKAVE BOTOHET LIBRI I REGJISORI WOODY ALLEN

Një shtëpi a pavarur botuese e ka publikuar librin me kujtime të regjisorit, Woody Allen, pasi projekti i planifikuar të botohej nga “Hachette Book Group” ishte anuluar për shkak të kritikave të shumta që kjo shtëpi botuese i kishte marrë nga publiku, për shkak se regjisori i famshëm hollywoodian akuzohet për ngacmim seksual nga vajza e tij.

Libri me titull “Apropos of Nothing” është publikuar anembanë botës, kështu ka bërë të ditur shtëpia e botimeve “Arcade Publishing” në një komunikatë për media.

Autobiografia e shumëpërfolur, përshkruhet si ditarë personal, i sinqertë dhe gjithëpërfshirës i Allenit, ku ai flet për jetën, karrierën dhe raportet me familjarët dhe miqtë e tij, transmeton Koha.

Shtëpia botuese “Hachette Book Group” në të kaluarën kishin bërë të ditur se do ta publikojnë librin e Allenit, në muajin prill të këtij viti. Por, pas këtij lajmi një numër i madh i punëtorëve të shtëpisë botuese me bazë në New York, ishin larguar nga vendi i punës në shenjë proteste lidhur me vendimin e kompanisë për publikimin e projektit të regjisorit.

Allen vazhdimisht i ka mohuar akuzat për ngacmimin seksual të vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, ngjarje kjo e cila besohet të ketë ndodhur në vitin 1992.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult