Më 23 shtator, në Stubëll të Epërme të Vitisë, mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”.
Manifestimi do të fillojë nga ora 10:00, ndërsa nisja nga Prishtina do të bëhet me autobus nga Katedralja në orën 8:00.
Sipas agjendës, me një fjalë rasti do të paraqitet kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i cili do të hapë manifestimin.
Tutje do të mbahet tribuna shkencore, ku do të ligjërojnë: Romeo Gurakuqi, Merxhan Avdyli, Veton Latidi dhe Xhavit Beqiri.
Si zakonisht në këtë manifestim tradicional, do të mbahet edhe ‘Ora e Madhe Letrare’, si dhe ekspozita me dokumente arkivore vjenezë (Dom N. Shabani, A. Ramaj dhe ndarja e çmimeve).
Ndërkaq në orën 19:00 mbahet Fest Folk Stublla, ku do të marrin pjesë ansamble nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Italia.
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
NËNA TEREZË: NJERËZIT JANË TË PAARSYESHËM DHE EGOIST. FALI, SIDOQOFTË!
Në të shumtën e rasteve
Njerëzit janë të paarsyeshëm dhe egoist.
Fali, sidoqoftë.
Nëse jeni i mirë,
njerëzit mund t’iu akuzojnë
Se po e bëni për motive vetjake dhe të mëvonshme.
Bëhu i mirë, sidoqoftë.
Nëse jeni i suksesshëm,
do të fitosh disa miq të pabesë
Dhe disa armiq të sinqertë.
Bëhu i suksesshëm, sidoqoftë.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult