Filmi shqiptar, “Një udhëtim i shkurtër”, fiton çmim në Venecia

Regjisori shqiptar, Erenik Beqiri, ka fituar çmim në Festivalin e Filmit në Venecia një moment historik ky për karrierën e tij por edhe kinemanë shqiptare.

Filmi i tij me metrazh të shkurtër me titull “Një udhëtim i shkurtër” u vlerësua si më i miri në kategorinë “Orizzonti”.

Regjisori i ri por shumë premtues, në çdo prodhim të tij ka trajtuar fenomenet e Shqipërisë që nga emigrimi, siç ka bërë me filmin “Furgoni” që e përfaqësoi Shqipërinë në Kanë.

Edhe në këtë film triumfues, regjisori Beqiri zgjodhi të trajtojë një çift të rinjsh që zgjedhin Francën për të jetuar.

Vështrimi i tij mbi fenomenet e shumë diskutuara dhe gjetja unikale për t’i çuar para publikut botërorë, ka bërë që regjisori të vlerësohet më dhjetra çmime të tjera ndërkombëtare në karrierën e tij./klan

ObserverKult


Lexo edhe:

EDICIONI I 80-TË I FESTIVALIT TË VENECIAS, JA FILMAT NË GARË PËR ”LUANIN E ARTË”

Njëzet e tre filma janë në garë për Luanin e Artë në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia, i cili. Ky festival fillon të mërkurën. Ndërkaq fituesit do të zbulohen më 9 shtator:

-Bastarden nga Nikolaj Arcel me Mads Mikkelsen, Amanda Collin. Simon Bennebjerg, Kristine Kujath Thorp, Gustav Lindh (Danimarkë, 127’)

-Dogman nga Luc Besson me Caleb Landry Jones, Jojo T. Gibbs, Christopher Denham, Clemens Schick, Grace Palma (Francë, 114′)

-The Beast nga Bertrand Bonello me Léa Seydoux, George MacKay (Francë/Kanada, 146′)

-Off- Saison nga Stéphane Brizé me Guillaume Canet. Alba Rohrwacher, Sharif Andoura, Lucette Beudin (Francë, 115′)

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult