Albin Kurti e priti në takim Mehmet Krajën, folën për hartimin e Enciklopedisë shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në këtë takim është folur në lidhje me hartimin e enciklopedisë shqiptare.

“Në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të vitit të kaluar.

Akademiku Kraja shprehu përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë”, thuhet tutje në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI VIZITON EKSPOZITËN PËRFAQËSUESE TË KOSOVËS NË BIENALEN E ARKITEKTURËS NË VENEDIK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozafa Imami ka vizituar pavijonin e Kosovës në Bienalen e 18-të të Arkitekturës në Venedik.

Kjo ekspozitë trajton një formë të veçantë të migrimit, gjegjësisht një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë.

“Nga Tallinn në Venedik, për të vizituar pavijonin e Kosovës në Bienalen e 18-të të Arkitekturës me arkitektët Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e që ndodhej ndërmjet pavijonit të Shqipërisë dhe Kroacisë e Letonisë. Nën titullin “RKS² / lokalitet transcendent”…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU