Marinari puth infermieren/ Historia interesante që fshihet pas fotografisë së njohur

Alfred Eisenstaedt

Fotografia ku shihet një marinar duke e puthur një infermiere në Ditën e Fitores mbi Japoninë (Dita-V-J) në Times Square në New York në fund të Luftës së Dytë Botërore, e realizuar nga Alfred Eisenstaedt është bërë një nga fotot më të njohura në shekullin e XX.

Çifti në foto mbeti anonim për vite me radhë, përpara se një libër i vitit 2016 të zbulonte se ata ishin George Mendonsa dhe Greta Zimmer Friedman.

Fotografi i cili e ka realizuar këtë fotografi ikonike, ka treguar në detaje momentin e realizimit të fotografisë.

“Në Times Square në V.J, pashë një marinar që vraponte përgjatë rrugës duke ‘rrëmbyer’ çdo grua që shihte. Pastaj, papritmas, pashë diçka të bardhë duke ‘u rrëmbyer’. U ktheva dhe fotografova në momentin që marinari puthi infermieren. Nëse ajo do të kishte qenë e veshur me një fustan të errët, nuk do ta kisha bërë kurrë foton. Nëse marinari kishte veshur një uniformë të bardhë, e njëjta gjë. Pra, kam bërë saktësisht katër fotografi. U bënë brenda pak sekondash”, ka rrëfyer Eisenstaedt.

Kjo fotografi ikonë është shfaqur në ‘The Simpsons’, pastaj filmin ‘Night at the Museum: Battle of the Smithsonian’’ dhe filmin e Amanda Seyfried ‘Letter To Juliet’ e të tjera raste.

Ndryshe, kjo fotografi është shitur për 11,000 dollarë nëpërmjet ankandit ‘RR’ në muajin qershor të vitit 2022.

E përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA QË FSHIHET PAS KËTIJ MOMENTI IKONIK, SI U REALIZUA FOTOGRAFIA E FAMSHME E MONROES

Një mbrëmjeje në Mahnatan më 1954, një fustan i bardhë fildishi bëri histori kinematografike, kur një fllad i lehtë e ngriti sipër. Ai moment i paharrueshëm, nga komedia “Itven Year Itch”, kishte të bënte me personin që e kishte veshur fustanin.

Në filmin e Billy Wilder, Marilyn Monroe shkëlqen si një modele që mban të brendshmet në frigorifer dhe zhyt patatet e skuqura në shampanjën e saj.

Në një natë vere flirtimi me fqinjin e saj Monroe del në rrugë, mbi stacionin e një metroje. Ndërsa treni kalon nëntokë, një fllad i ftohtë ngrihet në skarën ku ishte vendosur qëllimisht modelja dhe i ngre fustanin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult