Suzana Gërvalla, gruaja e patriotit nga Kosova që u ekzekutua në Gjermani në vitin 1982 nga UDB-ja Jugosllave ka rrëfyer në Autoritetin e Dosjeve, mbrëmjen e vrasjes së tij dhe çastet e fundit.
“Nuk e di a t’ua përshkruaj atë natën kur janë vra. Është pak e dhimbshme. Në orën 10:15 dolën nga shtëpia me makinë. Ishin tre veta. Dy përpara, Jusufi ishte ulur pas. Pasi dolën me makinë, iu dolën dy veta para dhe i kanë qëlluar. I kanë qëlluar dhe e kanë bërë shoshë makinën. Kur dëgjova të shtënat dola jashtë dhe e gjeta Jusufin gjallë. Kam qëndruar gjysmë ore me të. E pyeta nëse i pa, më tha që i ka parë, por nuk i ka njohur”.
Suzana Gërvalla e bëri këtë rrëfim pas shfaqjes në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut, të filmit “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” që ka në fokus ekzekutimet e disidentëve kroatë në Gjermani. Ndërsa, kryetarja e Autoritetit dhe drejtori ekzekutiv i festivalit dhanë paralele me Shqipërinë.
“U shqetësova shumë nga filmi sepse më ktheu në të kaluarën”, tha Suzana Gërvalla.
“Nga një anë ne jemi kujdestarë të një fondi arkivor të veçantë e specifik që mban dhimbje, krime e histori 50-vjeçare dhe dokumentari do na tregojë se si dokumente të tilla janë përdorur për të vënë në vend të drejtat e mohuara”, tha Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.
“Shikoni se çfarë metodash ka ndjekur UDB-ja për të vrarë disidentët kroatë. Besoj se ka pasuri për të eksploruar dhe për të njohur se çfarë ka ndodhur në historinë e vendit tonë”, u shpreh regjisori Kujtim Çashku.
Në dokumentarin “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, një prej drejtuesve të Sigurimit jugosllav vihet para drejtësisë në Gjermani.
Suzana Gërvalla aplikoi për të marrë dosjen për të shoqin në Autoritetin e Dosjeve, ndërsa Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut që sivjet ka temë Pandëshkueshmërinë vijon deri të shtunën./balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA E JUSUF GËRVALLËS PËR NANËN: RRUGA E NDERËS ASHT MA E ZORSHMJA!
Letra e Jusuf Gërvallës për Nanën Ajshe:
Nanë e dashtun!
Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s’ka qysh bahet ma kollaj. Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult