Humbi motrën dhe të atin brenda pak kohësh, Agron Llakaj në lot: Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen

Në një kohë të shkurtër, Agron Llakaj humbi motrën dhe babain e tij dhe padyshim mungesa e tyre ka lënë gjurmë të pashërueshme tek ai.

Nga studio e ‘Vizionit të Pasdites’, Agroni tha se e kërkon shpesh babain e tij për bashkëbisedim, ndërsa shtoi se kur shkon tek nëna i mungon shprehja e të atit, “O Goxho ku je?”.

“Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen. Momentin e parë ishte me motrën dhe më tepër pamundësia ishte për t’iu gjendur sepse u shtrua në spital, Covidi nuk lejonte komunikimin dhe na iku vetëm si zë. Thjesht i dëgjova zërin. “Kam ftohtë”-tha. Ajo ishte goditja e parë.

Jeta vazhdon dhe në raport me vëllezërit dhe motrat nuk jemi më ata që kemi qenë se humbja nuk ishte e vogël. Gjithmonë me atë që kështu ishte një zgjedhje e zotit dhe duhet respektuar si të tillë, por pa e menduar se pas saj do të vinte largimi i babait tim, që lidhja ime me atë ka qenë e jashtëzakonshme. Dikush që e dëgjonte.. thoshte 88, ka jetuar plot, por ai ishte babai im.

Ka momente që e kërkoj për të bashkëbiseduar. Sa herë që shkoj te mamaja më mungon një “O Goxho ku je?”. Dhimbja mbetet, por babai im ishte aq i mirë, aq i ngrohtë. Por, jam i lumtur sepse një pjesë të tij e trashëgoj unë. Me gojëdhënat që fliste im atë unë ndërtova një personazh, babai thoshte të qeshin njerëzit”, tha Llakaj./visionplus

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË KTHEHET AGRON LLAKAJ NË “PORTOKALLI”?

Lajmi se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokalli”, bëri xhiron e portaleve. Largimi i Altin Bashës dhe rikthimi i bashkëthemeluesit të “Portokalli” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv. Por Agron Llakaj nuk e mendon më rikthimin në ekranin ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri.

Në një prononcim për “revistawho.com”, Llakaj thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht.


“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale. Pra se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…Kjo nuk është aspak e vërtet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult